• Vlore, ofroj vend pune DREJTUES KANTIERI


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.



Për një kompani lider ne fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

DREJTUES KANTIERI





DETYRAT E PROFILIT
- Përgatit dhe menaxhon buxhetin e projektit;
- Menaxhon devijimet në projekt;
-Përgatit dhe Menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Miraton cost raportet mujore të projektit;
- Menaxhon strukturën tekniko administrative të projektit;
- Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përcakton shtojcat e kontratatave (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes së tyre me kontratën;
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat si dhe aprovon penalitetet;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garanton zbatimin e proçedurave tekniko-administrative të shoqërisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit si dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, te kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin me sukses të projektit;
- Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkt;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në pune duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse.
- Ndjekja e periudhës së garancisë se defekteve kundrejt investitorit;





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi
Eksperienca: Preferohet të paktën 10 vite eksperiencë pune ne role drejtuese
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projektë ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, për të përgatitur raporte;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër do të përbënte avantazh);
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA)





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!






*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top