THETH — 2 Ditė (1 Natė) All Inclusive Nisje 8, 15, 22, 29 Maj — vila Pashko


VIZITOJME
Piken panoramike “Qaf Thore”
Kanioni i malesorit
fshati Nderlyse
Vaskat e Nderlyses
Syri i Kalter
Ujevara e Thethit
Kisha e Thethit
Kulla e Ngujimit
fshati i Thethit


KY UDHETIM DO TE REALIZOHET NE DATAT E MEPOSHTME
MUAJI MAJ
Nisje 8 Maj — 2 Dite (1 Nate) Cmimi 5’900 lek
Nisje 15 Maj — 2 Dite (1 Nate) Cmimi 5’900 lek
Nisje 22 Maj — 2 Dite (1 Nate) Cmimi 5’900 lek
Nisje 29 Maj — 2 Dite (1 Nate) Cmimi 5’900 lek
.

Akomodimi ne vila PASHKO, ne qender Thethit
.

DITA 1:

*Nisja bėhet tė shtunėn nė mengjes nga Tirana dhe Durresi.
Gjatė rrugės do tė bėhen ndalesa pėr kafe dhe fotografi. Ndalesa e pare do te jete Qaf Thore 1700 m, lartes, nje nder pikat me te larta gjate udhetimit per ne Theth. Peisazhi i kurores se alpeve shqiptare qe ofrohet ne kete lartesi do te jete nje kartoline e unike per kujtimet tuaj.
*Pas ndaleses ne Qaf Thore, vazhdimi i udhetimit per ne Theth. Pas akomodimit nė bujtinen me te mire zones, ne dhomat perkatese sipas kerkeses tuaj, e zonja e shtėpisė na ka shtruar drekėn me gatime kartakteristike tė zonės.
*Pas dreke zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujevares se Grunasit, e cila eshte njė ndėr bukuritė natyrore mė tė veēanta nė alpet Shqiptare, shpallur monument natyre qė mbrohet nga shteti. Ujėvara e Grunasit me trupin e saj te hollė me mbi 30 metėr tė larte sė bashku me cirqet pėrreth dhe Mullirin e Blojės, formojne njė nga vendet mė interesante pėr t’u vizituar nga ēdo turist qė viziton Thethin. Ujėvara e Thethit ka si karakeristikė tė veēantė faktin qė uji i saj buron i gjithi nga njė shkėmb dhe ėshtė ujė dėbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Konsumimi i darkes ne restorantin e bujtines.
Pas darke ju ftojme ne ambjentin e jashtem te bujtines, ku rreth zjarrit organziojme nje mbremje festive me muzike dhe vere vendi.


DITA 2:

*Tė dielėn pasi shijojmė njė mėngjes fshat do tė nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese). Me furgonat e fshatit do te mberrijme ne Nderlyse ku ndodhen edhe vaskat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh.
Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kėsaj bukurie ėshte nė Kapre tė poshtme, njė nga fshatrat mė tė bukur tė Alpeve. Syri i kaltėr ėshtė njė nga bukuritė mė tė rralla nė tė gjithė Shqipėrinė. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron nė Majen e zezė. Syri i Kaltėr ėshtė i formuar nga gėrryerja e shkėmbit nga uji qė zbret nga mali. Ketu do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne fshatin e Thethit, vizitojme kanionin, i cili ėshtė rreth 2 km i gjatė dhe 60 metra i thellė, dhe varion nga 2-3 metra i gjerė deri nė 30-40 m. Ka njė bukuri tė pakrahasueshme ku gjatė gjithė kohės ka ujė tė mjaftueshėm pėr tė apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhetimi per tek syri i kalter mund te kryhet vetem me automjetet e zones dhe ka nje kosto extra prej 300 lekesh te reja per person ).
*Pas vizita ne Nderlyse kthimi ne bujtine per te shijuar dreken e fundit me gatime tradicionale ne Theth.
Pas dreke nisja per ne Shkoder. Ndalese per kafe ne Shkoder dhe mberritja ne Tirane dhe Durres ne darke.