• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe ne fushen e ndertimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

INXHINIER ELEKTRIK






DETYRAT E POZICIONIT

- Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza ,që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar.
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.
- Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke prëgatitur preventivin total .
- Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatoreve elektrike vendas ose të huaj dhe kordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
- Kordinon punen midis grupeve tëndryshme instalatore;
- Pergatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike ,ne përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
- Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore.
- Hartimin dhe mbikqyrjen, mirëmbajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit.
- Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike.





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike..
Eksperienca: Preferohet të paktën 7 vite eksperiencë pune ne fushen e Inxhinierise Elektrike, me sistemet elektrike të LV dhe ELV, sistemet e HVAC, sisteme BMS, etj.
Aftësi:
- Aftësi koordinimi në punime elektrike;
- Aftësi në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike.
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
- Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit.
- Eksperiencë në CAD dhe MS.
- Avantazh nese ka punuar ne pune te ngjashme me kontrata Fidic + Prag





Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top