• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER PROJEKTI per projektet ne Kosove dhe Maqedoni (Profili Ing.Ndertimi)


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe ne fushen e ndertimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

MENAXHER PROJEKTI (Profili Ing.Ndertimi)





DETYRAT E POZICIONIT

- Pergatit zberthimin e projektit dhe bazes materiale/punetorise te projektit, duke pergatitur paketat e tenderimit dhe ndjek procesin deri ne aprovimin e saj.
- Pergatiti raportin fillestar te projektit, ku parashtrohen te gjithe mangesite/avantazhet/mundesite ne vleresimin teknik/financiar/kohor
- Pergatit Grafikun e Punimeve dhe metodologjite e ndertimit, vleresimit te rrezikut, dhe zhvillon metodologjite e punimeve te perkohshme per ngritjen e kantierit shoqeruar me vizatimet perkatese.
- Pergjegjes per te siguruar qe kantieri eshte i paisur me te gjithe dokumentacionin, metodologjine dhe materialet e nevojshme per kryerjen e punimeve.
- Ndjek punimet sipas projektit dhe koordinon me kantierin.
- Koordinon me nenkontraktoret, dhe asiston ne punen kur eshte e nevojshme
- Kontrollon dokumentacionin teknik te dorezuar nga Ing i kantierit te librezave te masave per nenkontraktoret dhe ndjek proceduren deri ne momentin e pageses.dhe pergatit librezat e masave per Investitoret e Projektit.
- Kontrollon faturat e furnizimit te materialeve dhe ben krahasimin me zberthimin e bazes materiale.
- Paraprin zgjidhje standarde dhe merr iniciative dhe ben sugjerime ne lidhje me projektin.
- Identifikon dhe menaxhon urdhrat e ndryshimit te projektit ne lidhje me efektete teknike, financiare dhe kohore.
- Menaxhon buxhetin dhe vleresimin e kostove
- Mbajtja e regjistrave te organizuar dhe te detajuar te projektit/ Përgatit raporte në lidhje me statusin e punës
- Perditeson As-Built pasi puna ka perfunduar.
- Alokon dhe menaxhon burimet per te siguruar qe ato jane ne dispozicion gjate ndertimit.
- Mban te informuar te gjithe aktoret e projektit ne lidhje me progresin e punes.
- Kupton rolin ne ekip dhe bashkepunon ngushtesisht me departamentet e tjera (Ligjore/Prokurime/Financiare)
- Trajnon dhe ndjek punen e Ing te Kantierit/anetareve kryesor te projektit.
- Vlereson dhe pergatit procedurat e ofertimit ne tendera ne aspektin teknik / preventive/metodologji.
- Siguron respektimin e rregullave të sigurisë dhe kodeve të ndërtimit nga ana e Kantierit.




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi
Eksperienca: Preferohet të paktën 7 vite eksperiencë pune ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit. Te kete punuar minimum ne dy projekte ndertimi me sistemin FIDIC ose PRAG;
Aftësi:
- Njohje shume e mire e gjuhes Angleze;
- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;
- Aftësi për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive.
- Kerkohet te kete fleksibilitet ne levizje per kontroll cdo 2 jave te projekteve ne terren (per projektet ne Kosove dhe Maqedoni)





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top