• Tirane, ofroj vend pune DREJTOR AUDITI


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një grup investimesh të madh në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:



DREJTOR I AUDITIT TË BRENDSHËM


PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Drejtor i Auditit të Brendshëm është përgjegjës për kontrollin e brendshëm të funksioneve financiare, operacionale, dhe përputhshmërisë së tyre me procedurat dhe rregulloret e shoqërive të Grupit duke dhënë edhe rekomandidmet përkatëse për përmirësimin e tyre.


DETYRAT E POZICIONIT
- Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura.
- Identifikon, zhvillon dhe dokumenton proceset e auditimit, duke dhëne rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me çështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin ose përmirësimin e procedurave të departamentit të shoqërise së Audituar.
- Identifikon dhe rekomandon kontrolle specifike të paplanifikuara apo duke përsëritur një kontroll të parashikuar në planin vjetor, në bazë të njohurive të fituara gjatë vëzhgimit të një procesi.
- Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshme të shoqërive dhe siguron inputin e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për planin vjetor të auditit.
- Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me proceduren e auditit.
- Monitoron, udhëheq, rishikon punën dhe kontrollet e kryera nga stafi i nivelit më të ulët brenda strukturës së Auditit dhe e transmeton tek Eprori.
- Komunikon/ndihmon në komunikimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve përmes raporteve të shkruara dhe prezantimeve verbale sipas afateve të përcaktuara në planin e punës.
- Respekton afatet e parashikuara në planin vjetor për kontrollet e mbuluara nga ky pozicion.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë për Financë - Kontabilitet.
Eksperienca: Preferohet mbi 7 vjet eksperience pune në sektorin auditues ne pozicion Drejtues. Të ketë trajnime profesionale si auditues dhe të jetë i çertifikuar si i tille
Aftësi:
- Të zotrojë shumë mirë ‘Paketën Office’ dhe programet financiare.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, menaxheriale dhe vendimarrëse
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët.
- Të ketë aftësi për të punuar nën trysni dhe në përmbushjen e afateve.
- Të zotërojë në nivel të mirë gjuhën Angleze.


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top