• Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

ARKITEKT



DETYRAT E POZICIONIT
- Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
- Koordinon dhe zbaton Projektin.
- Analizon dhe Vizaton detajet tip.
- Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
- Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
- Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
- Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
- Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
- Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë të shkollës së larte ne Arkitekture.
Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet në Projektim dhe Zbatim.
Aftësi:
- Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze
- Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup
- Aftësi kritike mbi detajet e punimeve arkitekturore nga ana funksionale dhe estetike.



Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top