• Tirane, ofrohet vend pune BRAND MANAGER


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një grup të suksesshëm tregtar, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

BRAND MANAGER




DETYRAT E POZICIONIT
- Negocion me kliente, realizon bashkepunime dhe mbyll kontratat
- Propozon cmimet optimale , eshte pjese e diskutimeve & vendosjes se tyre.
- Ndjek dhe lehteson procesin e hyrjes se produkteve te reja ne pakice e shumice dhe trajnon shitjet ku eshte e nevojshme per gamen e produktit qe mbulon.
- Analizon dhe nderton raporte te ecurise se produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje per te permiresuar rezultatet
- Njeh pozicionimin e konkurrences ne treg dhe nivelin e te njejtave produkte ne tregjet e huaja.
- Eshte ne kontakt te vazhdueshem me furnitoret e kategorise, mban nen kontroll stokun e kategorise dhe ndjek statusin e porosise.
- Ndjek projekte te caktuara ne bashkepunim me Furnitorin dhe Menaxherin e Shitjes



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë të shkollës së larte.
Eksperienca: Preferohet minimalisht të paktën 3 vite eksperiencë pune ne te njejtin profil
Aftësi:
- Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM !





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top