• Kerkojme punonjes nga Jugu ose Vlora, per profilin TEKNIK HIDRAULIK

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një grup të suksesshëm të investimeve në Ballkan, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

TEKNIK HIDRAULIK




DETYRAT E POZICIONIT

- Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve.
- Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente.
- Monitoron furnizimin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar të Supervizori teknik/Menaxheri i mirëmbajtjes.
- Merr masa të menjëhershme kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar.
- Kujdeset për depot e furnizimi me ujë dhe raporton për problematikat që lidhen me sigurinë.
- Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Te ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike.
Eksperienca: Preferohet të paktën 3 vjet eksperiencë pune.
Aftësi:
- Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
- Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
- Të jetë i aftë të operojë dhe t’i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike



*Vendndodhja e punës: Palasë. Transporti i siguruar nga kompania
* Për kandidatët që nuk janë nga qyteti i Vlorës sigurohet akomodim dhe ushqim



Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top