• Tirane, ofroj vend pune Programues Mobile

Crispy Bacon Srl është një kompani Italiane dixhitale me një eksperiencë 10 vjecare dhe lider në tregun Italian&EU, që e ka teknologjinë bindjen e saj.
Një familje e madhe e përbërë nga persona dixhital të jashtëzakonshëm që punojnë çdo ditë së
bashku për të ofruar zgjidhjet më inovative dixhitale për klientët e tyre.
A doni të na ndihmoni në këtë detyrë të vështirë?

PROGRAMUES MOBILE
Për zyrën tonë në Tiranë, jemi duke kërkuar një Mobile Developer, i cili dëshiron të bashkohet me
ekipin tonë. Klasifikimi dhe Paga do të ndryshojnë në bazë të përvojës dhe aftësive të kandidatit i
cili do të punësohet me kohë të plotë.

Cilat janë kompetencat që kërkojmë?
· Eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe API-ve të lidhura.
· Aftësi në një ose më shumë nga framework si psh: Swift, Kotlin, Flutter
· Dëshirë dhe Aftësi për të punuar në ekip
· Aftësi ndaj zgjidhjes së problemit
· Saktësia, vëmendja ndaj detajeve, zgjuarsi në teste
· Dëshira për tu përballur dhe zgjidhur problemet komplekse me një qasje ndaj mësimit të
vazhdueshëm.

Cilat janë detyrat kryesore?

· Mbështetje/Bashkëpunim me project manager, në hartimin e specifikimeve të
projektit.
· Mbështetje/Bashkëpunim me project manager, për të vlerësuar përpjekjet mbi
aktivitetet.
· Realizimi i Frontend në përputhje me UX-UI të prodhuar nga ekipi
· Analizoni kërkesat dhe organizoni punën tuaj
· Vlerësoni aktivitetet e zhvillimit dhe të Unit Test së programit
· Përballja me një ekip të larmishëm zhvilluesish

Do jenë të preferuara kompetencat si më poshtë:
• Njohuri të React Native
• Njohuri të programimit në Web
• Njohuri për NodeJS, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e API
• Njohuri për një ose më shumë framework Javascript, si psh Angular.

A jeni gati për tu bashkuar me ekipin tonë?


Crispy mbështet evolucionin dixhital. Nëse mendoni se keni aftësi dhe pasion për ta bërë botën dixhitale dhe një vend më të mirë, na kontaktoni. Nuk ka rëndësi gjinia, raca, besimi apo feja. Nëse jeni mjaft të vendosur për të bërë këtë ndryshim, ne do të bëjmë gjëra të shkëlqyera së bashku!

Bëhu Crispy!

Kontakt: Na kontaktoni dhe dërgoni CV tuaja në adresën email: crispybacon.al@gmail.com
 


Apply
Back
Top