• Tirane, ofroj vend pune Front End Developer

Crispy Bacon është një kompani dixhitale, që e ka teknologjinë bindjen e saj.

Një familje e madhe e përbërë nga persona dixhital të jashtëzakonshëm që punojnë çdo ditë së bashku për të ofruar zgjidhjet më inovative dixhitale për klientët e tyre.
A doni të na ndihmoni në këtë detyrë të vështirë?

PROGRAMUES FRONT-END

Për zyrën tonë në Tiranë, jemi duke kërkuar një Front-end Developer, i cili dëshiron të bashkohet me ekipin tonë.
Klasifikimi dhe Paga do të ndryshojnë në bazë të përvojës dhe aftësive të kandidatit i cili do të punësohet me kohë të plotë.


Cilat janë kompetencat që kërkojmë?
Kandidati ideal duhet të ketë një eksperiencë të mirë në zhvillimin e front-end dhe përdorimin e Java Script, një aftësi e mirë në riprodhimin e paraqitjeve grafike/graphic layouts, dhe në vecanti punon ose ka punuar në të kaluarën me teknologjitë e mëposhtme:

  • HTML5
  • CSS3
  • JavaScript
  • VueJS
  • Angular / AngularJS
  • React
  • Bootstrap
Përveç aftësive të përmendura si më lart, do vlerësohen pozitivisht edhe aftësi të programimit në back-end si më poshtë:

    • Node.js
    • Mongo DB
    • PHP
Së fundmi, do të konsiderohet si një avantazh që të keni pasion për teknologjitë dhe dëshirën për të mësuar gjuhë të reja si në fushën e Web edhe në atë të Mobile, siç janë React Native ose Flutter.


Cilat janë detyrat kryesore?
• Analizoni kërkesat dhe organizoni punën tuaj
• Vlerësoni aktivitetet e zhvillimit edhe të Unit Test të programit
• Kodifikoni programin dhe të gjithë përbërësit e lidhur me të
• Realizoni aktivitetet e mirëmbajtjes të software edhe aktivitetet e lëshimit të prodhimit
• Të përballeni me një ekip programuesish heterogjen dhe designer
• Të rindërtoni me besnikëri ato që propozohen nga UX-UI, si në aspektin e paraqitjes, ashtu edhe për animacionin
• Të propozoni teknologji të reja ekipit, me qëllim për të sjellë risi dhe inovacion të vazhdueshëm

A jeni gati për t'u bashkuar me ekipin tonë?

Crispy mbështet evolucionin dixhital. Nëse mendoni se keni aftësi dhe pasion për ta bërë "botën dixhitale" një vend më të mirë, na kontaktoni. Nuk ka rëndësi gjinia, raca, besimi apo feja. Nëse jeni mjaft të vendosur për të bërë këtë ndryshim, ne do të bëjmë gjëra të shkëlqyera së bashku!


Bëhu Crispy!



Kontakt: Mund te na kontaktoni dhe dergoni kandidaturat tuaja ne adresen e email si me poshte.
Mail: crispybacon.al@gmail.com
 


Apply
Back
Top