• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Finance

Profesionisti_banner.jpg


Profesionisti në emër të një Klienti është duke kërkuar kandidatë të motivuar për rolin Drejtor Finance.

llimi i Pozicionit: Te drejtoje dhe mbikqyri te gjitha aktivitetet financiare, te perfshira ketu edhe pergatitja e raporteve aktuale financiare dhe te parashikoje rritjen e ardhshme te biznesit.

Detyrat dhe Pergjegjësite:

  • Vendos objektiva afatshkurter dhe afatgjate per sektorin e finances, dhe garanton permbushjen e tyre brenda afateve.
  • Organizon punen brenda sektorit te Finances per te siguruar proces normal pune, si dhe jep keshilla dhe orientimin e nevojshem per zgjidhjen e problemeve apo kryerjen e detyrave, qe kane lidhje me regjistrimet dhe raportimet financiare.
  • Dizenjon politikat financiare te kompanise, rregullat dhe rregulloret dhe gjithashtu mbikqyr qe cdo department i zbaton keto rregulla.
  • Pergatit, implementon dhe kontrollon buxhetin e kompanise. Zhvillon dhe prezanton raportet financiare qe kane te bejne me gjendjen e shpenzimeve ne lidhje me buxhetin dhe informon departamentet per shumen e balances se tyre te pambartur.
  • Drejton pergatitjen e raporteve financiare dhe siguron perputhje me te gjitha ligjet juridike dhe taksore te Shqiperise.
  • Raporton nje here ne muaj ne lidhje me treguesit financiare te kompanise.
  • Perfshihet ne procesin e intervistimit dhe te perzgjedhjes per kandidatet te cilet aplikojne per plotesimin e vendeve vakante ne sektorin perkates.
  • Bashkepunon me punonjesit per te krijuar nje ambjent harmonik pune.
  • Bashkepunon me BNJ per te rritur motivimin dhe zhvillimin e punonjesve te sektorit te Finances.
  • Angazhohet ne procesin e vleresimit te performances se stafit dhe garanton aplikimin e nje procesi te besueshem dhe efikas vleresimi performance.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:
Edukimi: Master ne Finance/Kontabilitet .
Eksperienca e Punes: Te pakten 5 vjet përvojë të mëparshme pune në pozicion drejtues finance.

Aftësi te tjera:

  • Aftësi shumë të mira drejtuese.
  • Te kete njohuri shume te mira ne fushen e kontabilitetit, finances dhe programeve kompjuterike.
  • Te punoje me integritet, perkushtim dhe motivim ne interesin me te mire te Kompanise.
  • Te ruaje dhe mbroje konfidencialitetin e informacioneve te Kompanise.
  • Te kete aftesi per zgjidhje problemesh,
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze dhe/apo Italiane.

Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre, tek adresa rekrutim@profesionisti.al

“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top