Rezi

Staff member
  • 📌 Si ta prezantojme sa me mire objektin dhe ta japim sa me shpejt pronen?

Nga pervoja jone, per te shumfishuar ne maksimum shikueshmerine, per rrjedhoje suksesin ne shitje,
me poshte gjeni disa funksione qe, ne fakt, te gjithe ja u dime rendesine, por ne praktike, i leme pas dore....


Plotesimi i filtrave / opsioneve si: qyteti + zona + siperfaqja m² + nr. dhomave + forma e objektit + kati + cmimi
jane parametrat kryesore qe bejne perputhjen me kerkesat e klientit

Cdo objekt pa foto shikohet ~25 here me pak, se ato me foto.
Shtoni foton me te mire ne fillim.
Permasat optimale = 640x480 pixel
Me optimal Formati landscape / pejsazh (jo portret)

Nese, per nje arsye ose tjeter nuk doni te vendosni foto te objektit, ateher merrni nje foto te zones nga google.

Shtoni video (nga youtube etc...)



Shtoni harten
Shpesh klientet nuk e njohin mire Tiranen,
ka nga ata qe kane dale jashte prej shume vitesh,
harta i ndihmon per te pare zonen dhe llogaritur largesine nga qendra etj...



RIFRESKIMI SISTEMATIK i pronave, me e mira cdo dite.

Pronat me date te vjeter, lene dyshimin se nuk i do askush.
Kur nuk e kane marre te tjeret, lind dyshimi se do kete ndonje cen?!
Sa me e fresket data, aq me shume vemendje merr ajo.

Menyra e rifreskimit te njoftimeve:
Versioni -1. cdo njoftim hapet dhe rifreskohet manualisht
Versioni -2. pas ores 17.00, ne listen njoftimet e mia, ne te djathte te cdo njoftimi shfaqet butoni RIFRESKO ().
Versioni -3. Me pagese, eshte edhe mundesia e rifreskimit me 1 klik = rifreskohen te gjitha pronat, ose Rifreskim automatik nga sistemi. (Roboti Automatik)

Titulli, shet! Editojeni titullin duke vendosur gjerat e vecanta te prones...

Ne pershkrimin e prones, ne fund mund te shtoni edhe Property-ID nga webi/sistemi juaj.
Keshtu me search e gjeni shume kollaj pronen tuaj, per ta edituar apo shuajtur...

Kartvizita = Serioziteti & Mirebesimi

Shoqerojeni nr. e telefonit, me emer konkret
p.sh.
Sonila 0693327078
ne vend te:
Tel. 0693327078

Pasurimi i profilit & kartvizites me Adrese + Cel + Logo + Siti www + social media
facebook_icon.png
instagram_icon.png
linkedin_icon.png
youtube_icon.png
tik-tok21.jpg

p.sh.


https://www.njoftime.com/blerina

https://www.njoftime.com/member.php?152494-Mario

https://www.njoftime.com/member.php?146657-Century-21-Bond

https://www.njoftime.com/member.php?108369-FUTURE-HOME-Opportunity
 


WhatsApp
Back
Top