• Tirane, ofroj vend pune MOTION GRAPHIC DESIGNER




Për një kompani të suksesshme në industrine e retail, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant: MOTION
GRAPHIC DESIGNER (Senior)



DETYRAT & PËRGJEGJËSITË

- Zhvillon konceptet, grafikët, faqosjen për ilustrimet e produkteve, logon e kompanisë dhe faqet e internetit, duke ruajtur standardet dhe stilin e brande-ve (markës)
- Dizenjon materialet e marketingut si broshura, fletëpalosje, postera, bannera etj
- Mirëmban dhe përmirëson grafikat e ndryshme në internet
- Dizenjon, ndërton dhe kujdeset për prezencën e mediave sociale
- Zhvillon ilustrimet dixhitale, softwer për redaktimin e fotografive dhe për të krijuar dizajne
- Krijon elemente vizualë si logot, imazhet origjinale, ilustrimet për të ndihmuar në përcjelljen e një mesazhi, duke përdorur ngjyrat dhe paraqitjet e duhura per secilën grafikë.
- Krijon dhe propozon imazhet, duke përfshirë zgjedhjen e ngjyrave, stilin e madhësinë e shkronjave
- Koncepton anën vizuale dhe përgatit skicat duke u bazuar në kërkesat për produktin



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Marketing.
Eksperienca: Minimalisht 2 vite experience pune në të njëjtin profil.
Aftësi:
- Të ketë aftësi shumë të mira të perdorimit te programeve design.
-
Motion designer (e detyrueshme) te kete realizuar spote me post produksion in house


Mënyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) dhe portofolio-n në adresën tonë [COLOR=#558e0a]rekrutime@dimensionhr.al[/COLOR] me subjekt "Graphic Design"

JU MIRËPRESIM


*
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga NE vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top