• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Kompania Best Air Tech Shpk kërkon të punësojë një Inxhinier Mekanik :

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Do të jetë pjesë e grupit të projektimit në projektet të ndryshme;
  • Kupton dhe skicon shumë mirë skica në dobi të klientëve;
  • Realizon zbërthimin e projekteve duke përcaktuar fuqitë e pajisjeve;
  • Përgatit preventivin sipas fuqive të pajisjeve dhe e prezanton atë tek klientët;
  • Ka marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me klientët;
  • Si dhe detyra të tjera që do t’i caktohen.
Kualifikimet/Kërkesat:
  • Diplomë e Fakultetit, Dega Inxhinieri Mekanike;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
  • Mosha 25-40 vjec;
  • Njohuri shumë të mira të Autocad dhe Microsoft Office;
  • Njohuri në programet 3D Max;
  • Njohuri të gjuhëve të huaja përbëjnë avantazh;
  • Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira menaxheriale, teknike dhe të punojë në grup;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht;
  • Leje drejtimi të automjetit.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: info@bestair.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Best Air Tech Shpk
 


Apply
Back
Top