• Tirane, ofroj vend pune Assitant Auditor

“Teqja Group International”, perbehet nga nje grup kompanish me experiencë të gjatë prej afro 15 vitesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun Rajonal te cilat ofrojne nje gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që nga logjistika deri tek prodhimi i materialeve industriale. “Teqja Group” po kërkon te punesoje.

Assistant Auditor (Departamenti i Auditit te Brendshem)
Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Auditon dhe vlerëson veprimtarinë e kompanise sipas proceseve dhe njesive te vecanta, me qellim përcaktimin e përputhshmërisë me politikat e shoqerisë, aktet ligjore, procedurat dhe rregulloret e brendshme.
  • Njeh te gjitha manualet dhe procedurat qe rregullojne dhe mirembajne veprimtarine e njesise. Gjithashtu njeh cdo program kompjuterik qe perdoret ne kompani.
  • Percakton nivelin e rrezikut dhe faktoret qe ndikojne ne te, duke vleresuar ndryshimet e tij nga nje auditim ne tjetrin.
  • Vlereson pershtatshmerine dhe teresine e kontrolleve te brendshme, te vendosura ne procesin / njesine qe auditohet. Kryen identifikimin e kontrolleve jo te mjaftueshme dhe rekomandon permiresime per kete funksion.
  • Vlereson sistemet e informacionit nese jane te pershtatshme, reale, te sakta, te shpejta e te nevojshme per drejtimin dhe kontrollin e veprimeve.
  • Identifikon mundesite operacionale per ulje te kostove, zvogelime te mundesive te gabimeve njerezore, mungeses se eficiences, mangesive dhe mungeses se efektivitetit ndaj ekzistences se kushteve qe sjellin parregullsi, duke dhene rekomandimet perkatese.
  • Harton raportin e auditimit per punen e kryer, duke pasqyruar te gjitha vleresimet, objeksionet dhe rekomandimet per procesin / njesine e audituar.
Kerkesat per pozicionin :
  • Diplomuar ne Fakultetin e Ekonomise, dega Finance ose Kontabilitet me rezultate te mira.
  • Perben avantazh pasja e nje eksperience pune te ngjashme.
  • Integritet te larte dhe etike profesionale.
  • Aftesi te forta arsyetimi analitik per te zgjidhur problemet praktike.
  • Te jete i afte per te punuar ne afate dhe nen presion.
  • Aftesi shume te mira ndernjerezore dhe komunikuese, perfshire aftesi ne prezantimin dhe shkrimin e raporteve.
  • Njohuri te mira ne teknologjine e informacionit si paketa Microsoft Office, programet e ndryshme financiare etj.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
 


Apply WhatsApp
Back
Top