Ish forumi Zeriyt.com prej 1 viti eshte rikthyer online jo vetem me emer te ri por dhe me format e strukture te re qe i pershtatet kohes se sotme dhe nevojave aktuale te perdoruesve. Eshte e vertete qe sot jane mediat sociale si fb qe mbizoterojne, por provoni te gjeni nje teme diskutimi pasi kane kaluar disa dite, per te mos thene pas muajsh e vitesh dhe do te shihni kufijte e mediave sociale. Mediat sociale jane per konsum te momentit dhe kryetituj pa hyre ne thelb. Ne forum temat jane baza, diskutimi ka thellesi, i ke pergjithmone lehtesisht te gjetshme dhe mund te bisedohet per vite me radhe nese eshte e nevojshme.

Zerion vjen me rubrika te ndryshme, ku secili mund te gjeje dicka qe intereson. Nga temat me aktuale rreth ngjarjeve te dites, te diskutimet e zjarrta per gati cdo gje, deri te shkenca, historia apo teknologjia. Nje vend te vecante kane temat e formatit pyetje-pergjie, ato per portalet shqiptare si dhe temat nga fusha e mediave sociale shqiptare.

Kush eshte i interesuar per te kontribuar eshte i ftuar te behet pjese e projektit tone, sepse Zerion eshte i hapur dhe per anetare te rinj ne staf.