• Durres, ofroj vend pune Faturist/e

Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax. Me zgjerimin e veprimtarise tregetare, deKoll kerkon te punesoje nje FATURIST/E.

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Faturon të gjitha faturat e shitjes se mallit në sistem;
  • Pranon porositë e mallrave nga blerësit, nga punonjësit e kompanisë si dhe përmes emailave;
  • Bën sistemim të faturave të shitjes sipas numrit rendor dhe grupit të faturave, si dhe verifikon saktësine e plotësimit të tyre;
  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
  • Ndërlidhë porositë e aprovuara me fletëdërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit.
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje, dhe sigurohet që ato të jenë të plota.
  • Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet.

Kualifikimet e kërkuara:
  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare ( Fakulteti Ekonimik)
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në të njëjtin profil pune.
  • Aftesi të shkëlqyer komunikuese dhe aftesi për të punuar në ekip
  • Njohuri në perdorimin e kompjuteri – preferohet njohuri i softwer-it “Microsoft Dynamics NAV”
  • Të jetë i/e gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil.
  • Preferohet me vendbanim ne Durres.


Dërgoni CV në adresën hr@dekoll.al
 


Apply
Back
Top