• Kerkohet specialist i vleresimit te pasurive te paluajtshme

Encon Consulting Albania ka filluar aktivitetin në 2011, dhe sot eshte nje nder kompanite me te medha ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.

Si rejedhoj e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Specialist te Vlerësimit të Pasurive, në zyrat qendrore në Tiranë.
Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.

Kerkohet Specialist i Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme.

Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve që merren si garanci në proçesin e dhënies së kredive, para apo pas disbursimit;
për të siguruar mbrojtjen e bankës nga risku i dëmtimit të burimit sekondar të shlyerjes së kredisë.

Përgjegjësite kryesore përfshijnë:
  • Kryen vleresimin e pronave te ndryshme duke bere analizen e tregut per te percaktuar vleren e tregut.
  • Kur eshte e nevojshme kryen inspektimin e prones dhe kerkon te dhena krahasuese.
  • Pergatit raportin e vleresimit sipas formatit standart te kompanise.
  • Mbledh te dhena mbi transaksionet qe percaktojne vleren e pasurive te paluajtshme.
  • Dokumenton dhe ruan ne sistem vleresimet qe kryen.
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:
  • Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të pasurive te paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Degën Administrim-Biznes të Fakultetit të Ekonomisë
  • Preferohet te të ketë të paktën 0-2 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive. (Inkurajohen te aplikojne edhe aplikant me pak pervoje)
  • Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë ose e dytë)


- CV
- Liçencën e vlerësimit të pasurive të paluajtëshme (nqs disponon)

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre ne portalin tone ne linkun ---> APLIKONI KETU.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top