• Tirane,Shitet Dyqan/Market,kati I,sip.28m² +Apartament ngjitur tip 1+1, aneks, blk,banjo, Cmimi 100'000 Euro, negociueshëm, Rr.Idriz Dollaku,350m nga

Cmimi Euro
100000
SHITET: "Njësi-Tregtare"/Dyqani-Market,sipërfaqe.28m[SUP]2[/SUP],në katin përdhes/I, bashkë me apartamentin ngjitur, i rinovuar komplet, tipit 1+1 me aneks, ballkon, 1-banjo, përshtatur një dhomë për fëmijë, me sipërfaqe 56m[SUP]2[/SUP], kati i parë,pallat ekzistues 5-kate, në rrugën "Idriz Dollaku" 300m larg Fushës "Ali Demi"dhe 350m larg aksit të rrugës "Ali Demi", zonë e preferuar, e qetë, gjelbëruar, e kulluar dhe e pastër, 12-minuta në këmbë nga unaza/Lana/Ura e Brrylit.
Zona e Fushës "Ali Demi" dhe Rr."Idriz Dollaku" është një ndër zonat e vjetra të Tiranës, me shumë shtëpi private(krysisht mbi fushë) dhe me shumë pallate të ndërtuara para viteve 1990, ndërsa rruga "Idriz Dollaku", në vitet e fundit ka patur një intensitet të lartë ndërtimesh të reja, kryesisht pallate me shumë kate dhe vila e ndërtesa 3-4 katëshe, duke sjellë një rritje të menjëhershme të popullsisë, duke u kthyer një ndër rrugët kryesore, dhe me shumë aktivitet dhe shërbime tregtare. Rruga "I.Dollaku", e cila ka shumë pallate ekzistuese (para viteve 90-të) duke filluar nga aksi rrugës "A.Demi", vazhduar drejt rrethë 250m pasi kalon kthesën/drejtimin e Burgut të Grave, pak në ngjitje gjendet një bllok me pallate ekzistuese dhe fill pas tyre është ndërtuar një kompleks i ri pallatesh. Rruga "I. Dollaku" në pjesën më të madhe është e rehabilituar dhe e sistemuar, me trotuare e ndriçim, si dhe ka një tërheqe/preferencë dhe popullim të vazhdueshëm. Kjo zonë(e mikro-zona ku gjendet prona në shitje) pozicionohet në pjesën lindore të Tiranës nga krahu i malit të Dajtit, gjendet shumë afër dhe lehtësisht e lidhur me qendrën e Tiranës dhe arterien kryesore unazën/Lanën.
Pallatit ekzistues 5-katësh, pozicioni: ndërtim i viteve 1984-1985, me tulla të kuqe, i suvatuar, gjendet në të majtë të rr."I. Dollaku", pasi kalohet kthesa e burgut të grave, në pjesën që fillon të ngrihet/ me pak pjerrësi e rrugës, gjenden një seri pallatesh ekzistuese(3 grupe me nga 3-pallate 5-katësh), rrethë 350m(5-minuta këmbë) larg nga aksi i Rr."Ali Demi" dhe stacionit të autobuzit ish-Uzinës tek Fusha "Ali Demi". Gjithashtu është shumë afër me fushën "A.Demi" rrethë 300m në vijë ajrore, si dhe me unazën/Lanën/urën e Brrylit është rrethë 12-minuta në këmbë(≈1-km). Pallati është i pozicionuar/shtrië buzë rrugës, me pamje kryesore dhe hyrje(shkallët e pallatit) nga jug-perëndimi(rruga) dhe nga veri-lindje pjesa mbrapa, ku ka edhe pallate të tjera ekzistuese.
"Njësia"/Dyqani-Marketi: Me sipërfaqe 27.7m[SUP]2[/SUP], me vendndodhje para pallatit, ngjitur me apartamentin në shitje, në krah të hyrjes/shkallëve të pallatit, në një terren të pjerrët. Marketi, ka formë katrore, me vetratë-xham(dhe qepen metalik gri) nga dy anë (në ballore/jug-perëndim, ku është edhe dera hyrëse e klientëve, me pamje nga rruga) dhe në veri-perëndim(krahu i hyrjes së banorëve në pallat). Marketi është me konstruksion murë e arkitrarë betoni, njëra anë (ajo mbështese) është faqa e apartamentin dhe 3-anët e tjera dhe tavani, ndërkohe është i mbuluar me panele-sanduiç. Nga brenda Dyaqni/Marketi komunikon me një palë shkallë metalike për tu ngjitur në apartament. Marketi është i kompletuar me të gjitha raftet dhe banakët e dollapët frigoriferikë për tregtimin e të gjitha produkteve ushqimore, si ato koloniale, vajrat, bulmetrat-djathrat, mishin e ngrirë, çokollatat, akulloret, pijet e ndryshme freskuese ejt, si dhe artikujt e fruta-perimeve dhe artikujt e higjenës familjare, detergjentët etj. Marketi gjatë gjithë periudhës së funksionimit dhe aktualisht është i sukseshëm me xhiro e kënaqshme
Apartameti: është i tipit 1+1, me një koridor, me 1-banjo, 1-ballkon, në katin parë (pasi ngjitesh me 4-shkallë), me sipërfaqe 55.6m[SUP]2[/SUP]. Apartamenti është i rikonstruktuar komplet, me punime dhe materiale shume cilesore, me instalime elektrike e hidraulike të reja, dyert, dritaret të reja, me pamje/pozicion nga lindja(dhoma gjumit-ballko) dhe jug-perëndimi është dhoma gjumit për fëmij, pjesa ndënjes, kuzhina dhe tualeti, si dhe komunikimi me shkallë të brendshme me Dyqanin/Marketin ngjitur. Apartamenti është me kubaturë/lartësi normale, i kompletuar dhe mobiluar, me banjo të kompletuar e funksionale.
Përbërja/planimetria apartamentit: Përbëhet nga një koridor hyrës, përmasa normale, formë katrore, i cili komunikon me të gjitha pjesët e tjera. Sa po futesh nga dera kryesore, përballë në të majtë gjendet dhoma e gjumit normale (për çiftin) me dritare dhe pamje nga lindja, e cila ka dalje në ballkonin llozhë, me përmasa pranueshme, me pamje nga lindja. Ndërsa në të djathtë të koridorit hyrës, gjendet dhoma e gjumit për fëmijë, me dritare nga perëndimi. Gjithashtu nga koridori hyrës kalohet në pjesën ndënjes/sogiorno dhe ngrënies, përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, e mobiluar, me dritare nga jug-perëndimi. Nga pjesa e ndënjes kalohet në një koridor të brendshëm, (drejtkëndor-jo shumë i gjërë), nga i cili kalohet në aneksin/kuzhinë-gatimi, në formë me kënde, i kompletuar dhe funksional, me dritare nga jug-perëndimi. Në këtë koridor gjendet edhe banjo-dush, e kompletuar dhe funsksionale, dritare nga perëndimi. Njëkohësisht nga ky koridor kalohet nëpërmjet shkallëve, të brendshme metalike në Marketin /Dyqanin ngjitur.
Muret dhe tavanet: Muret janë me suvatim të ri komplet, në përgjithësi të drejta, të lyera me ngjyrë rozë të hapura, të bardhë etj, ndërsa tavanet gjithashtu savatim te ri, patinuar, me korniza ne kendet bashkuese me muret, me ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: e gjitha është e shtruar me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë bezhë e hapur.
Dyert e brendëshme: prej druri, me kornizë-xham në pjesën e sipërme, ngjyrë kafe e hapur, ndërsa dera e banjos, ballkonit dhe dera e brendshme e komunikimit me Marketin/"Njësinë" duralumin-kafe, me xham opak lart e poshtë, dritraret vetratë-duralumin, ngjyrë kafe.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Njësia/Dyqani-Marketi e
Apartamenti qenë përdorur nga të zotët, prej më shumë se 15-vite, si dhe aktualisht janë në përdorim dhe shfrytëzim po nga të zotët, ndërsa për arsye të zhvendosjes në një zonë tjetër dhe hapësirë më të zgjeruar, është nxjerrë tashmë në shitje.
Dokumentacioni:Me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësie secili ambient më vehte;
Dyqani/Njësia(27.7m[SUP]2[/SUP]) e Apartamenti(55.6m[SUP]2[/SUP]),të shitshëm çdo moment
Çmimi i Shitjes: Shiten të dyja pronat njëkohësisht si Apartamenti dhe Dyqani të dyja bashkë (përfshirë këtu edhe aktivitetin/pajisjet banakët frigoriferikë, raftet etj) me 100'000 Euro/€. i diskutueshëm, në gjendjen që ndodhet.
Adresa: Rruga "Idriz Dollaku" 350m larg Fushës "A. Demi"dhe 400m larg aksit të rrugës "A. Demi",12-
minuta në këmbë nga Ura e BrrylitTirane. adgss
Cel: 0696281433 . adgss
***************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433

Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top