• Tirane, ofroj vend pune Shofer

“Teqja Group” , përbëhet nga një grup kompanish me eksperiencë të gjatë prej afro 15 vitesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun Rajonal të cilat ofrojnë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që nga logjistika deri tek prodhimi i materialeve industriale.“Teqja Group” po kërkon të punësojë punonjës në rolin:

Shofer për transport produktesh në Tiranë dhe Rrethe

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë diplomë të shkollës së mesme.
Eksperiencë pune: Minimalisht 5 vjet eksperiencë si shofer kamioni.

Aftësitë:

  • Të disponojë patentë të klasit CE (CAP)
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore, nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tirane-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top