• Inxhinier Mekanik

Vibtis kërkon Inxhinier Mekanik - Vibtis është kompania e duhur për ty!

Ejani të punoni si Inxhinier Mekanik në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri e cila ofron përfitime të jashtëzakonshme dhe mundësi avancimi në karrierë dhe ambjent për të mësuar.
VIBTIS është kompania më e madhe në Shqipëri në Import – Eksport të produkteve industriale në fushën e ndërtimit e specializuar në prokurimin dhe furnizimin me produkte për projekte në sektorin e Ndërtimeve Civile, Energjisë, Ujësjellës Kanalizime.
Vibtis punon me furnitorët me të mëdhenjë botror dhe është distributor zyrtar i produkteve të kompanive lider në botë në sektorin Oil & Gas si SPIECAPAG, NOV, EMERSON Process Management, Shawcor Canusa. Në Shqipëri Vibtis punon me klient si; SHELL, BANKERS dhe ALBPETROL.

Ne jemi më të mirët dhe kërkojmë për më të mirët!
Pozicioni:
Ne po kërkojmë Inxhinier Mekanik me aftësi të shkëlqyera në anën teknike negocimi dhe komunikimi dhe me përvojë në analizimin e të dhënave teknike të materialeve.

Përfitimet:
  • Paketa e përfitimeve shumë konkurruese.
  • Rritje dhe mundësi avancimi.
Adresa:
“VIBTIS” sh.p.k është e pozicionuar në: Rruga Dervish Hima, Qendra Arena, Hyrja C kati i 5 -të, Tiranë, Shqipëri.

Kush duhet të aplikojë?
Nëse ke përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, je më i miri/e mira. Ke eksperiencë pune minimumi 3 vite në fushën e prokurimit të materialeve. Ke njohuri bazë rreth pjesëve të këmbimit të makinerive të rënda. Njeh mire gjuhën angleze dhe italiane. Je energjik dhe i motivuar për të punuar në një ambjent ku ke mundësi të tregosh talentin tënd 100% atëherë;
Vibtis është kompania e duhur për ty!
Apliko në hr@vibtis.al dhe na trego që je më i miri!
 


Apply
Back
Top