• Durres, ofroj vend pune Financiere (Dekoll)

Kompania "deKoll" sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat Pinto dhe produktet e polisterolit Termax.
Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, "deKoll" kërkon të punësojë një Financiere me kohë të plotë.
Posti i punes do te jete në fabrikën deKoll në "KM 5 të autostradës Durrës-Tiranë" dhe do të përfshihet në departamentin e financës duke punuar ne koordinimin e operacioneve financiare.
Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për regjistrimin e të dhënave ekonomike dhe përpunimin e të dhënave financiare për të përgatitur pasqyrat përkatëse duke garantuar saktësinë e tyre në përputhje me standardet.

Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në këtë fushë (preferohet kontabilitet-financë);
  • Të ketë grumbulluar përvojë pune në profile të ngjashme me te pakten 3 vite eksperience;
  • Të zotërojë kualifikime të ndryshme profesionale;
  • Të ketë aftësi analitike dhe komunikuese;
  • Të njohjë programet bazë të kontabilitetit (perparesi ka Programi Navision);
  • Të përdorë programet e paketës MS Office;
  • Te jete me banim ne Durres.
Ofrohet pagë stimuluese dhe mundësi rritjeje profesionale.
Mirëpresim CV në adresën hr@dekoll.al
 


Apply
Back
Top