www.iliriarberi.com/ASAN


AS@N - Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote ka kenaqesine t’ju informoje per nismen e tij me te re “Zeri Im” .



Sa here shkruajme ne forume per problemet qe kemi ne studentet ? Sa here kemi biseduar midis nesh rreth endrrave qe duam te realizojme, por qe cdo dite qe kalon kuptojme qe largohen me shume nga ne? Sa here kemi debatuar me njeri tjetrin per cfaredolloj vogelsire?



Shume here kemi mendimet tona dhe askush nga te afermit tane nuk na kupton. Shume here flasim per problemet e studenteve shqiptare dhe askush nuk na degjon. Shume here arrijme ne konkluzionin se as miqte tane me te ngushte nuk mund te na kuptojne.



Atehere eshte pikerisht momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im”.



Eshte momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im” per te bere publike cdo padrejtesi qe mund t’i behet komunitetit te studenteve shqipetare ne bote, ne menyre qe te mos bjere ne vesh te shurdher, sepse se bashku jemi nje force e madhe.



Eshte momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im” per te ngritur zerin, per te shfaqur idete, punimet, pershtypjet tona dhe per te patur mundesine t’i bejme publike ne mediat e shkruara shqiptare.



Eshte momenti per t’u bere pjese e nismes “Zeri Im” thjesht per te pershkruar jeten tone si student ne vende nga me te ndryshmet te botes.



Te dashur bashkestudente, eshte momenti per te bere publike mendimet, idete, filozofite tona edhe me gjere, sepse AS@N - Rrjeti Studenteve Shqiptare ne Bote, ka kenaqesine t’ju ofroje kete iniciative te re, ku te gjithe artikujt e shkruar nga ju do te botohen ne website-n e Asan dhe me te sukseshmit prej tyre do te publikohen ne mediat e perditshme shqiptare.



Mos hezitoni te shkruani artikuj nga cdo fushe, per cdo fushe, gjithcka eshte nje shprehje personale per boten. Gjithcka qe mendoni, ndajeni me ne.



Artikujt tuaj mund t’i dergoni, ne adresen: asankontakt@yahoo.com dhe publikimi i tyre do te behet ne faqen e internetit te ASAN: www.iliriarberi.com/ASAN (adresa e perkohshme e Rrjetit per shkak te disa problemeve teknike me www.studentsabroad.net.al).



Ju mirepresim!


Me respekt Stafi i Asan.