• Tirane, ofroj vend pune Manaxher/e Food Hipermarket



MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë për projektin e vet më të ri në hapje:
Manaxher/e Food Hipermarket

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Manaxhon punën dhe stafin që ka në varësi në përputhje me politikat dhe rregullat e kompanisë.
  • Në bashkëpunim me stafin në varësi harton planin dhe strategjinë për periudha të caktuara për departamentet që ka në manaxhim.
  • Bashkëpunon shumë ngushtë me Drejtorin Operacional për të çuar përpara punën.
  • Monitoron në mënyrë periodike paraqitjen e produkteve në rafte, duke verifikuar informacionin që lidhet me përshkrimin dhe çmimin dhe punon me stafin në varësi për adresimin e problematikave (nëse evidentohen të tilla).
  • Respekton dhe mbështet punonjësit që ka në varësi për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
  • Trajnon/ndjek stafin në varësi në lidhje me detyrat e punës, procedurat dhe rregullat e kompanisë.
  • Përfshihet në planifikimin e orëve javore të punës dhe periudhat ditore të pushimit për stafin që ka në varësi dhe i bën ato të njohura për stafin dhe Drejtorin e Hipermarketit duke respektuar afatin e njoftimit.
  • Përfshihet në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve duke dhënë vlerësime objektive të bazuara në rezultate.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë universitare (Preferohen fusha që lidhen me Administrim Biznesi/Menaxhim).
Eksperienca: Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (në supermarket/hipermarket).

Aftësitë:

  • Aftësi të drejtojë dhe motivojë një grup.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • Aftësi të punojë nën presion dhe të merret me situata sfiduese.
  • Ndjenjë përgjegjësie.
  • Njohuri të Gjuhës Angleze dhe kompjuterike.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë përmendura:
1. CV të detajuar
2. Me e-mail:hr@mercato.al/ ose ne numrin e telefonit 069 40 22 492

Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:



MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top