• Tirane, ofroj vend pune Asistente e Administratës së Hipermarketit


HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Asistente të Administratës së Hipermarketit

Funksionet e punës:

  1. Pranon çdo ditë nga Menaxheret Zonalë të Hipermarketit informacionin mbi listë-prezencat e punonjësve dhe përgatit një informacion për Drejtorin e Hipermarketit.
  2. Kontrollon çdo ditë informacionin e sjellë nga Menaxheret Zonalë mbi orët e punës të punonjësve së Hipermarketit me informacionin e nxjerrë nga sistemi, informacion i cili i vjen çdo ditë nga departamenti i BNJ.
  3. Merr për bazë informacionin e nxjerrë nga sistemi, në rast të mosperputhjeve midis informacioneve të marra nga Menaxherët Zonale dhe informacionit të nxjerrë nga sistemi i aksesit, me përjashtim të rasteve kur vërehen probleme me leximin e kartës, problem i cili zgjidhet duke kërkuar tek BNJ informacion nga sistemi i kamerave për rastin konkret.
  4. Plotëson formularin e orëve të punës jashtë Megatek, në rastet kur ky është i nevojshëm, dhe ndjek firmosjen e tij. Formulari i bashkengjitet listë-prezencës përkatese.
  5. Përgatit informacionin mbi orët totale për punonjësit e hipermarketit të cilin e dorëzon brenda dates së caktuar tek departamenti i BNJ. Informacioni mbi orët totale duhet të jetë firmosur nga ana e personit që perilon informacionin dhe nga Drejtori i Hipermarketit.
  6. Përpilon kërkesat për blerje për përdorime të brendshme dhe ndjek firmosjen e tyre. Përgatit porosinë në sistem dhe e kalon tek faturat me TVSH për ta kthyer në faturë.
  7. Bën dorëzimin e materialeve tek magazina e brendshme e Megatek.
  8. Ndihmon supervizorët në bërjen e porosive (transfer orders) urgjente drejtuar magazinës për plotesimin e stokut.
  9. Protokollon dhe administron kthimet e produkteve të dëmtuara në magazinë.
  10. Merr porosi dhe administron kthimin e produkteve të shumicës dhe porosi të ardhura nga shitjet online në magazinë, duke respektuar procedurën përkatese.
  11. Përpilon ofertat për klientet e Hipermarketit dhe pasi merr konfirmimin e pagesës regjistron në sistem porosinë dhe e kalon tek faturat e TVSH për ta kthyer në faturë.
  12. Përgatit në fund të çdo muaji kërkesën e kancelarive të domosdoshme për muajin pasardhës (për Hipermarketin) dhe ndjek firmat përkatese.
  13. Administron procesin e dhënies dhe marrjes në dorezim të dollapeve, punonjësve të Hipermarketit në përputhje të plotë me procedurën përkatese. Njofton në kohë reale manaxherin e Hipermarketit dhe BNJ për rastet kur ka dëmtime të dollapeve apo bravave përkatëse.
  14. Përgatit raporte të ndryshme sipas udhëzimeve të Drejtorit të Hipermarketit.
  15. Asistion stafin drejtues të Hipermarketit në punën e përditshme.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:
T
ë kete përfunduar studimet e larta universitare (Preferohen degë të Fakultetit Ekonomik)
Eksperiencë pune:
Preferohet eksperienc
ë e ngjashme e punës

Aftësitë:


  • Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Disponibilitet për të punuar me 2 turne

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top