• Tirane, ofroj vend pune Senior Auditor

Njoftim për vend të lirë pune

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.

Titulli i pozicionit: Auditues i Lartë
Grada: 4T
Departmenti: Kontrollit të brendshëm
Vendndodhja: Ambasador 3, Tirane

Përshkrim i pozicionit:

Mbulon të gjitha funksionet e kontrollit operacional, financiar dhe përputhshmërisë me procedurat dhe rregulloret në fuqi të departamentit dhe të shoqërive të Grupit. Ofron shërbime këshilluese dhe udhëzuese për Menaxhimin e shoqërive të Grupit. Bashkëpunon në hartimin e Planit vjetor të kontrolleve të Auditit. Ruan dhe respekton të gjithë standartet etike dhe profesionale gjatë kryerjes së gjithë procesit të punës në përputhje me rregulloret dhe standartet e shoqërisë/grupit. Punon me mbikqyrje të kufizuar sipas kompetencave te përcaktuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshëm të shoqërive të Grupit dhe siguron inputin e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për Planin Vjetor të Auditit.
  • Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura.
  • Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me Manualin dhe Procedurën e Auditit.
  • Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton proceset e auditimit, jep rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me cështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin dhe/ose përmirësimin e procedurave të departamentit/shoqërisë së Audituar.
  • Identifikon dhe rekomandon nevojën për kontrolle specifike të paplanifikuara apo dhe për të përsëritur një kontroll jashtë periodiciteteve të parashikuara në planin vjetor, në bazë të njohurive të fituara gjatë vëzhgimit të një procesi.
  • Komunikon/ndihmon në komunikimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve përmes raporteve të shkruara dhe prezantimeve verbale sipas afateve të përcaktuara në procedurën e punës.
  • Respekton afatet e parashikuara në planin vjetor për kontrollet e mbuluara nga vetë ai/ajo.
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Departamentit

Kualifikime dhe aftësi:


  • Diplomë Master në Financë ose Kontabilitet. Certifikimi profesional në fushën e Auditimit, ose të Kontabilitetit/ ACCA apo kualifikime të ngjashme do të përbëjnë avantazh.
  • Eksperiencë pune të mëparshme në pozicione të ngjashme të kontrollit të operacioneve, kontabilitetit, analizës së biznesit etj.
  • Aftësi për të përpunuar të dhëna në volume të mëdha dhe për të përpiluar raporte të detajuara.
  • Eksperiencë dhe njohuri konkrete të standardeve dhe procedurave të auditimit, ligjeve dhe rregullave në fuqi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe i kujdeshëm ndaj detajeve.
  • Integritet të lartë, komunikim të shkëlqyer ndërpersonal, dhe aftësi për të respektuar afatet.
  • Njohuri të avancuara të Paketës Office dhe programeve financiare.
  • Të zotërojë Leje Drejtimi, kategoria B.

Kushte e punës: Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri më datë 17 Nëntor 2017. Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
 


Apply
Back
Top