• Lushnje, ofroj vend pune Manaxher/e i/e Finances

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.

Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni: Manaxher/e i Financës
Raporton: Administratori i Shoqërisë
Shoqëria: Agrocon Albania shpk
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje


Përmbledhje: është përgjegjës për gjendjen financiare të shoqërisë. Prodhon raporte financiare, drejton aktivitetet e investimeve dhe zhvillon strategji e plane për qëllimet financiare afatgjata të shoqërisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontabël, te fatuarve, shpenzimeve dhe te kontrollit sipas direktivave te Grupit;
· Krijon dhe monitoron sistemi te brendeshme kontrolli;
· Sigurohet që sistemet e të dhënave të jenë në përputhje me standardet e pranuara përgjithësisht të kontabilitetit dhe auditimit;
· Përgjegjës për manaxhimin e aseteve fikse të shoqërisë;
· Përgatit dhe dorëzon brënda afateve raportet financaire me të dhënat e shoqërisë;
· Siguron brënda afateve dhe me korrektesë raporte financiare mbi manaxhimin e kompanisë tek CEO, CFO dhe stafi i manaxhimit;
· Krijon raporte të tjera sipas kërkesës mbi kostot e ndryshme gjatë aktiviteti të shoqërisë;
· Krijon skemave të kontabilitetit të kostos në përputhje me standardet e industrisë;
· Mbikëqyrja e kontabilitetit, duke u siguruar që kostot reale të jenë të paraqitura në mënyrë të saktë për qendrat e kostos dhe rezultatet e përgjithshme të prodhimit dhe përfitueshmëria janë gjurmuar dhe raportuar në mënyrë të saktë dhe me kohë;
· Të ndërveproj me menaxherët e tjerë për të ofruar mbështetje përmes analizave, raporteve dhe rekomandimeve financiare dhe të informacionit;
· Monitoron rigorozisht kostot e prodhimit, raporton mbi ndryshimet dhe zonat e caktuara për reduktimin / efikasitetin e kostove;
· Mbikëqyrë miratimin dhe përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe pagesave;
· Sigurohet që bilancet e palëve të lidhura dhe vëllimet e transaksioneve të rregullohen rregullisht;
· Parashikon rrjedhjen e parasë dhe nevojave, sigurohet që të ketë fonde të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat operacionale dhe kapitale;
· Ruan marrëdhënien bankare për operacionet e përditshme dhe menaxhimi i duhur i llogarive bankare;
· Kujdeset për përmirësim e sistemeve të informacionit të automatizuar financiar për kompaninë;
· Mentoron / trajnon personelin nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë;
· Detyra të tjera të caktuara.

Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë universitare në degën e Financë/Kontabilitet
Eksperiencë Pune: Minimalisht 5 vjet eksperiencë progresive në fushën e kontabilitetit të shoqërive private dhe minimalisht 2 vjet eksperiencë në manaxhimin e personelit;

Kualifikime të tjera:
· Eksprienca të mëparshme në fushen e bujqësisë përbën avantazh;
· Njohuri shumë të mira për gjuhën shqipe dhe angaleze;
· Eksperiencë në manaxhimin dhe kontabilizimin e kostos;
· Aftësi të forta teknike në kontabilitet, dhe raporte të menaxhmimit;
· Aftësi të forta analitike dhe tolent/e ndaj stresit;
· I/E Vetë-motivuar, i/e aftë për të udhëhequr dhe motivuar punonjësit;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Të ketë patentë për drejtimin e automjetit.

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al

Afati i dorëzimit:
17 Tetor 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top