• Handelsagentur "LuVaRa & Co."

Handelsagentur "LuVaRa & Co."
Internationale Warenhandel Made in Germany - Export & Import
(Agjensi Tregetare Nderkombetare Mallrash Gjermane - Export & Import)

Te nderuar Zonja, Zoterinj ose Kolege!

Ne jemi nje Agjensi Tregetare me vendndodhje ne qytetin e Dortmundit te Gjermanise.
Puna jone konkretizohet tek blerjet e artikujve direkt nga fabrikat, prodhuesit ose distributoret e tyre ekskluzive, sipas porosise se klienteve dhe levrimin e metejshem te tyre tek perdoruesit.

Fushat e punes sone jane:
1.Artikuj te konsumit te gjere ushqimore dhe industriale.
2.Artikuj per industrine e lehte dhe ushqimore.
3.Makineri, paisje,vegla dhe linja te ndryshme per prodhim.

Duke qene njohes te brendshem te tregut te ketushem prej 20 vjetesh, ne ofrojme gjetjen e tregjeve dhe ofertave optimale me cmime teper te favorizueshme, qe lene hapesire te mjaftueshme per tregeti me shumice.

Nepermjet nesh ju keni zero perqind stres pune, asnje shpenzim udhetimi dhe akomodimi per punonjesit, asnje shpenzim per ndermjetesuesit e trete (qofte edhe grosiste), mallra kualitative te prodhuara me teknologji teper te larte dhe bashkekohore, mallra rreptesisht te kontolluara dhe me afat te percaktuar skadence.

Afati i levrimit te mallrave eshte rreth 07-15 dite nga data e dhenies se porosise.

Ne se jeni te interesuar te bashkepunoni me ne, per informacione te tjera me te hollesishme, ju mund te na shkruani ose telefononi ne adresat e meposhtme:
 


Contact WhatsApp
Back
Top