• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh ne Terren!

Kompania B&M sh.p.k u themelua ne vitin 2008 dhe eshte shperndares i disa markave te njohura nderkombetare.
Kompania ofron per klientet e saj produkte te cilesise se larte, sebashku me strategjine e shitjes per secilin produkt.
Pjesen kryesore e ze forca e shitjes qe eshte mekanizmi i cili ve ne levizje te gjithe kompanine. Gjithashtu, kjo force shitese ndan me klientet tane metodat me te sukseshme te promovimit dhe menaxhimit ne tregun shqiptar.
Strategjia jone e operimit eshte bashkepunimi dhe realizimi i te gjitha aktiviteteve te shitjes, marketingut dhe menaxhimit si nje skuader e vetme.

Pozicioni: Agjent Shitjesh (M)

Kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet:

1. Te kete mbaruar mbaruar arsimin e larte (kusht qe perben avantazh)
2. Te kete eksperience pune minimalisht 2-3 vjet .
3. Te kete kualifikime profesionale (te zoteroje programet baze te kompjuterit te Microsoft Office).
4. Te kete aftesi shume te mira komunikuese.
5. Te kete aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
6. Te zoteroje patente te klasit B.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
1. Te promovoje produktet dhe sherbimet qe ofron kompania.
2. Te ndjeke dhe te transmetoje informacionin e duhur tek klientet.
3. Te mbeshtese dhe te monitoroje aktivitetet shitje dhe marketing.
4. Te jete i gatshem per te ndjekur aktivitetet edhe jashte orarit te punes.



Te interesuarit te paraqesin CV-te e tyre te shoqeruara me foto ne adresen: emiljanoruka@yahoo.com
Aplikimet mbyllen me date 31 Mars 2015.
Duke ju falenderuar per aplikimin tuaj, ju njoftojme qe do te kontaktohen nga Kompania vetem aplikantet e perzgjedhur per interviste.
 


Apply
Back
Top