• Jupiter print&promotions synon te rekrutoje agjente shitje b2b

JUPITER PRINT&PROMOTION,
në kuadër të rritjes së kapaciteve të shitjeve, kërkon të punësoje: Agjent/e të Shitje B2B

Përshkrimi i përgjithshëm

Agjenti i Shitjeve B2B është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes, menaxhimin e situatave të ndryshme me klientët që mbulon.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Drejton, organizon, planifikon, dhe kontrollon aktivitet e shitjeve;
Zbaton në mënyrë të sukseshme dhe permanente strategjinë e shitjeve;
Studion, njeh dhe ben raporte periodike për specifikat e tregut, të konkurrencën, etj;
Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe zgjeron portofolin e tyre;
Monitoron ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
Ndjek procesin e shitjes deri në dorëzim me sukses të porosisë nga kompania;
Ndjek dhe është përgjegjës për ndjekjen e debive për klientët që mbulon;
Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit tek CEO i kompanisë;
Sipas kërkesave të punës, Agjenti i Shitjes duhet të jetë i gatshëm për të udhëtuar dhe në rrethe të largëta brenda Shqipërisë;

Kandidatja duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

1. Të jetë e moshës 25 - 40 Vjeçe.
2. Të ketë mbaruar patjetër arsimin e lartë, të paktën niveli bachelor.
3. Të ketë njohuri të programeve grafike për webdesign.
4. Të ketë njohuri të marketingut në mediat sociale .
5. Të ketë njohuri të tregut si të shtyshkrimeve ashtu edhe promocionaleve.
6. Të ketë aftësi kreative për dhënien e ideve dhe zgjidhjeve të reja.
7. Të jetë person me integritet, i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
8. Të ketë aftesi komunikative dhe të përballoje punën nën stres.
9. Të krijojë marrëdhenie shumë të mira me kolegët dhe eprorët.
10.Të ketë patjetër të paktën 2 vjet eksperiencë pune.
11.Të ketë njohuri të gjuhës Angleze dhe Italiane.
12.Të ketë patjetër lejë të drejtimit të makinës.

Benefitet:

- Ambient pune komod dhe miqërsor.
- Pagë konkuruese + shpërblime sipas objektivave.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail:

hr@jupiter.al

Cel. : +355 68 20 45 535
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi,
në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.


 


Apply WhatsApp
Back
Top