• Shqiperi, ofroj vend pune Hostess (F)

Kompania B&M sh.p.k u themelua ne vitin 2008 dhe eshte shperndares i disa markave te njohura nderkombetare.
Kompania ofron per klientet e saj produkte te cilesise se larte, sebashku me strategjine e shitjes per secilin produkt.
Pjesen kryesore e ze forca e shitjes qe eshte mekanizmi i cili ve ne levizje te gjithe kompanine. Gjithashtu, kjo force shitese ndan me klientet tane metodat me te sukseshme te promovimit dhe menaxhimit ne tregun shqiptar.
Strategjia jone e operimit eshte bashkepunimi dhe realizimi i te gjitha aktiviteteve te shitjes, marketingut dhe menaxhimit si nje skuader e vetme.

Pozicioni: Hostess (F)

Detyrat dhe Përgjegjësite:

• Të promovojë produktet që janë caktuar nga Kompania gjatë aktiviteteve te ndryshme.
• Të respektojë oraret dhe vendet ku do bëhet promovimi .
• Të realizojë punën me cilësi dhe përkushtim, të veprojë me përgjegjësi, aftësi dhe profesionalizëm në detyrën e ngarkuar.
• Te plotësojë dhe të zbatojë me korrektësi trajnimet e kërkuara nga Kompania.

Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

• Arsim të lartë (preferohet Shkenca politike ose Shkenca Sociale)
• Mosha 20-25 vjec.
• Të jetë e paraqitshme fizikisht.
• Aftësi shumë të mira komunikuese.
• Te ketë eksperienca te mëparshme brenda këtij profili.
• Energjike, pozitive dhe mendjehapur.
• Aftësi të shkëlqyera të shërbimit ndaj klientit.
• Te jetë fleksibel për të udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqiperisë.
• Njohja e gjuhes anglisht perben avantazh.

Te interesuarit te paraqesin CV-te e tyre te shoqeruara me foto ne adresen: marketing@bavaria.al

Aplikimet mbyllen me date 15 Shkurt 2015.

Duke ju falenderuar per aplikimin tuaj, ju njoftojme qe do te kontaktohen nga Kompania vetem aplikantet e perzgjedhur per interviste.
 


Apply
Back
Top