• Megatek,ofro vend pune Shitës në Departamentin e Dekorit



HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Shitës në Departamentin e Dekorit


Qëllimi i Pozicionit
: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
  • Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesen e Klientit.
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
  • Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
  • Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
  • Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
  • Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klienteve.
  • Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët të cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kerkohen
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Student në Fakultetin e Ing Tekstil Mode ose të ketë mbaruar Shkollën e Mesme profesionale për Tekstil-Modë.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.
Aftësitë:
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit.
  • Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
  • Njohuri të mira të produkteve.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV e detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: humanresources@megateksa.comose kontakt në 0696082318
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerëzore Autostrada Tiranë-Durrës km 7

Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top