• Tirane, ofroj vend pune Kasiere ne Hipermarket Megatek



HISTORIKU


MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit "Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Kasiere

Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për të ofruar një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve duke siguruar një proces pagese të shpejtë dhe të saktë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë kasave.
  • Kryen të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e Klientit.
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte dhe kontrollon në monitor përshkrimin, sasinë si dhe çmimin që të përputhen me produktet që skanohen. Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearkëtari apo Supervizori i Kujdesit ndaj Klientit.
  • Kontrollon të gjitha kutitë e hapura që kalojnë në kasë dhe siguron që produkti është i njëjtë me përshkrimin/kodin e kutisë. Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearketari.
  • Respekton dhe bashkëpunon me koleget për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
  • Zbaton kodin e veshjes dhe kodin e sjelljes dhe siguron të jetë me uniformë të plotë gjatë gjithë kohës në punë.
  • Zbaton me përpikmëri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
  • Pranon detyra të tjera siç nevojiten apo kërkohen në çdo kohe për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë Diplomë Universitare.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.

Aftësitë:
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit dhe të jetë entuziast.
  • Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
Procedura e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë-përmendura :
1. CV të detajuar
1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com
ose ne numrin e telefonit 069 60 82318


MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tiranë-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top