• Tirane, ofroj vend pune Specialist Laboratori Mjekësor

EPPC Albania kërkon një Specialist Laboratori Mjekësor (Klinik-Biokimik, Mikorbiologjik dhe Molekular), për klientin e saj, një kompani të konsoliduar e cila që operon në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Kandidati ideal duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale për promovimin dhe shitjen e produkteve/pajisjeve laboratorike.

Përgjegjësitë kryesore:

· Identifikon nevojat e klientëve dhe i përmbush ato me sukses;
· Këshillon klientët për produktet/pajisjet laboratorike sipas nevojave/kërkesave të tyre;
· Mirëmban marrëdhënien me klientët ekzistues & identifikon klientë të rinj;
· Raporton në mënyrë periodike.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplome Universitare si Teknik i Lartë në Laborator Mjekësor (domosdoshmëri);
· Eksperiencë pune në laborator mjekësor (qoftë edhe minimale);
· Eksperienca në shitje B2B do të konsiderohet avantazh;
· Njohuri të mira te gjuhes Angleze;
· Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar brenda vendit;
· Të ketë aftësi të mira prezantuese, komunikuese dhe negociuese.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top