• Tirane, kerkohet Ekonomiste

Bota-Shqiptare-cover950.jpg


Shtëpia botuese Bota Shqiptare me një përvojë 25-vjeçare në fushën e botimeve dhe shtypshkrimeve
kërkon ekonomiste:

Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar fakultetin ekonomik, preferohet dega financë,
- Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet në fushën e financës/kontabilitetit
- Të njohë shumë mirë programin Alpha Web, dhe programet e paketës Microsoft Office.

Roli dhe përgjegjësitë:
- Të njohë fiskalizimin e faturave të shitjes/blerjes, portalin Selfcare, regjistrimi i këtyre faturave
si dhe faturave import/eksport në programin financiar Alpha Web.
- Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare.
- Mbajtja e marrëdhënieve dhe rakordimi me klientët, furnitorët.
- Mbajtja e kartelave të debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile.
- Realizimi i fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve në magazinë.
- Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës
- Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
- Përgatitja dhe deklarimi i librave të blerjeve, shitjeve, dhe formularëve të TVSH-së,
Tatimit në burim, Tatim fitimit, të Sigurimeve shoqërore dhe Tap, Listëpagesa.

- Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
- Të ketë aftësi të mira drejtuese dhe organizative.
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.

Kushtet të kënaqshme.

Paga 80.000 lekë.
Të interesuarit të dërgojnë CV me foto te info.botashqiptare@gmail.com

Cel: 0682065280
Adresa: bulevardi “Gjergj Fishta”, Kulla nr. 2, Kati i parë,
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, te CONAD apo lokali “Trëndafili i Bardhë”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top