• Durres, ofrohet vend pune Menaxher Operacional (Industria Navale)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Menaxher Operacional

Vendndodhja: Porti i Durrësit, Shqipëri

Qellimi i Pozicionit: Po kërkojmë një individ të kualifikuar në industrinë Navale/Portuale, në rolin “Menaxher Operacional” për t’ju bashkuar ekipit për Klientin tonë Ndërkombëtar, lider në industrinë e menaxhimit të terminalit të konteinerëve në portin e Durrësit dhe zhvillimit të aktiviteteve logjistike.

Në rolin e “Menaxher Operacional” Ju do të jeni përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe alokimin e burimeve të terminalit lidhur me dokumentacionin, regjistrimet, stafin operativ pajisjet, mjetet, dokumentat.


Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Manaxhimi në përputhje me politikën e kompanisë dhe qëllimet e vendosura përmes organizimit, koordinimit dhe kontrollit të të gjitha aspekteve të operacioneve dhe aktiviteteve të menaxhimit;
• Sigurimi i përdorimit sa më efikas të burimeve në dispozicion të tij;
• Rishikimi i analizës së operacioneve për të përmirësuar planifikimin e ardhshëm;
• Përfshirja në çështjet e lidhura me personelin brenda Departamentit të Operacioneve;
• Koordinimi i punës me të gjitha departamentet, veçanërisht me departamentin e mirëmbajtjes;
• Menaxhimi, motivimi, trajnimi dhe udhëzimi i të gjithë punonjësve të ekipit operacional;
• Kontrolli i të gjitha shpenzimeve të departamentit;
• Zhvillimi dhe mbajtja e të gjitha marrëdhënive me kontaktet e jashtme, duke përfshirë klientët, autoritetet qeveritare dhe kontraktorët etj;
• Planifikimi për të tre turnet sipas gjendjes së punëtorëve që ka në dispozicion dhe kompozimi i turnit sipas nevojave të terminalit;
• Merr masat përkatëse në përputhje me parashikimin për ritmin e anijeve, fluksin e trafikut të ngarkesave, mungesat, zëvendësimet, pushimet e punonjësve dhe bën shpërndarjen e punës sipas kategorive të punonjësve në varësi;
• Ndarja e detyrave të mekanizatorëve, dhënia e direktivave për turnin në vazhdim dhe caktimi i operatorëve/shoferëve sipas mjeteve në dispozicion;
• Rakordimi me mekanizatorët dhe shoferët për furnizim me karburant të të gjithë mjeteve duke përfshirë dhe vinçat;
• Bashkëpunimi me Inspektorët regjistrues për kontrollin dhe monitorimin e fluksit të kamionave në hyrje dhe dalje të portave në stabilizimin e trafikut tek portat në Terminal, monitorimi i të gjithë aktiviteteve operacionale të terminalit në turnet që drejton.
• Planifikimi paraprakisht I të gjithë konteinerëve të eksportit (plot/bosh) sipas kërkesave të linjës;
• Plotësimi i pasqyrave përmbledhëse (të miratuara) për shërbimet ndaj anijeve konteinerike dhe të tjera, sipas të gjithë elementëve që mbart pasqyra dhe rakordon sipas rastit (pas përfundimit të anijes) me agjensinë detare për volumet dhe shërbimet përfundimtare të realizuara ndaj anijes.
• Mban kontakte të vazhdueshme me linjat, operatorët, apo përdoruesit e portit për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre si përsa i përket shërbimit operacional edhe planifikimit në system;
• Cakton vinçat/mjetet që do të përdoren dhe planifikon operacionet në mënyrë të tillë që të shmangë bllokimet/përplasjet në terminal;
• Raporton menjëherë çdo aksident, praktikë të pasigurt, incidente mjedisore të ndeshura në vendin e punës.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet në degët Inxhinieri Navale, Menaxhim Biznesi, Mekanikë ose degë të ngjashme.


Eksperienca e Punës: Preferohen eksperienca të mëparshme në industrinë navale ose në industrinë e ndërtimit, fabrika, miniera etj.

Aftesitë Kryesore:

• Aftësi shumë të mira në programet MS Office.
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal.
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
• Aftësi të mira të menduarit analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
• Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj në anglisht brenda datës 30.06.2023 në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al


"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top