• Tirane, ftese per oferte Ftese per oferte Ndertim Serash.

Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë, në qytetin e Pogradecit, të Lushnjes etj, me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Qurbani dhe Ramazani.
Tirane me 19.05.2023
Ftesë për Ofertë

Objekti: Ndërtim Sera Bujqësore

Ne menyre qe serat e synuara per ndertim te jene:



  1. Me eficience te larte ne prodhim;
  2. Me rendiment sa me te larte agronomike;
  3. Me jetegjatesi sa me te madhe;
  4. Me rezistende te larte ndaj ererave dhe shirave.

Dhe gjithashtu te plotesojne kriteret dhe kushtet urbanistike te ndertimit te serave, propozohen per zbatim specifikimet teknike te serave si me poshte vijon:



  • Sera ``Tunel`` me siperfaqe 100m2 (104m2), me gjeresi 5.2m dhe gjatesi 20m, me lartesi 2.05m dhe lartesi harku 0.95m.
  • Per ndertimin e nje sere 100m2 duhen 26 shtylla tubi me diameter Ø50. Per cdo shtylle hapet gropa themeli 65cm te thella dhe tubi zhytet ne te 40 cm, te cilat betonohen. Gjate betonimit ten je shtylle perdoret edhe nje tub PVC Ø120 per te rritur sa me shume jete gjatesine e shtulles meqenese mund te jete ne kontakt te vazhdushem me lageshtine.
  • Per sigurimin e qendrueshmerise se harkut perdoren gershaneza hekuri.
  • Te gjithe elementete e hekurit qe perdoren ne sere do te lyhen me boje me kompresor per te ruajtur hekurin nga avujt e seres kundrejt ndryshkjes.
  • Plasmasi i perdorur do te jete i markes Izreliti me 22mc, i bardhe i cili ka garancine 5 vite.
  • Porta e seres do te jete me dy kanata me permasa 1.2m secila me lartesi 2m . Seres i behet vetem nje porte , ne ate krah te seres qe familja e ka me te aksesueshem.
  • Per fiksimin sa me te mire te plasmasit ne sere perdoren kapese plastike
  • Per gjate gjithe perimetrit te seres do te ndertohet nje kanal me permasa afersisht 35cm te thelle dhe fundi i kanalit 30 cm.
  • I gjite perimetri i seres ne lartesine ku mbaron kuadrati dhe fillon harku lidhet dhe saldohet me kujdes me hekur Ø20. Kjo siguron qe sera te ket nje qendrueshmeri me te larte ndaj ererave. Gjithashtu me poshte kalohet edhe nje fije hekuri per lidhje sa me te mire te trupit te seres.
  • Ne sere per vaditjen e saj perdoret tub plastik i zi Ø 12, me distance 65 cm larg njeri tjetrit . Ky tub apostafat per kete pune eshte i cshpuar cdo 40 cm.
  • Per ajrosjen e seres vendosen cikriku (tub hekuri Ø20) ne te kater anet e seres i cili mbledh dhe ngre lart plasmasin sa here qe familja kerkon te ajros seren




  1. Numri total I serave qe do ndertohen do te jete 30 cope
  2. Siperfaqja e nje sere eshte 100 m 2 e cila do te organizohet 5 me 20 .
  3. Zonat ne te cilat do te ndertohen serat do te jene ne bashkine DIVJAKE

Periudha e implementimit do te percaktohet ne kontrate me furnitorin qe do shpallet fitues.

VEREJTJE: Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me emertimin OFERTE PER SERA



  • Kopje e niptit te kompanise .
  • Referenca nese disponojne.

dhe duhet dërguar në adresën:
Adresa: RR Gjergji Legisi godina 90 ngjitur me Adidas Laprake, Tirana .

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 09.06.2023.ora 16:00
-Cdo oferte pas ketij afati apo ne ndonje menyre tjeter do konsiderohet e pavlefshme dhe si rezultat nuk do merret ne konsiderate.

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:



  • Politika kunder Rryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfitueseve) te IRA

Për çdo pyetje apo informacion shtese ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në:
[B]procurement@islamicrelief.al[/B] ose te na kontaktoni ne: Tel.: +355 6770 33379

Bashakngjitur te atachuar do te gjeni dhe 2 dokumente qe do ju vijne ne ndihme per te percaktuar oferten tuaj ekonomike.
Skica e seres dhe nje prevendtiv me zerat qe do perdure.Ju lutemi se bashku me oferten perfundimtare plotesoni dhe exelin e atachuar.

FALEMINDERIT!



Cel. : 0677033379
 

Attachments

  • materialet perberes se seres.xlsx
    10.8 KB · Views: 55
  • specifikimet.pdf
    106.9 KB · Views: 49


Contact WhatsApp
Back
Top