• Trajnim: “KOMUNIKIMI DHE ETIKA NË BIZNES”

PROGRAM TRAJNIMI: “KOMUNIKIMI DHE ETIKA NË BIZNES”

1. Pse është i rëndësishëm trajnimi “Komunikimi dhe Etiketa në Biznes”
Në shoqërinë e sotme që ecën me ritme të shpejta, komunikimi dhe etika nëbiznes janë të nevojshme për të siguruar sukses,
për të fituar respekt dhe njohje, si dhe për të ndërtuar dhe realizuar një performancë të shkëlqyer për kompanitë dhe punonjësit e tyre.
Etika është shprehje e jashtme e karakterit të çdo personi dhe luan një rol të rëndësishëm nëprojektimin e imazhit të duhur.


2. Pritshmëritë në përfundim te trajnimit
Në fund të këtij trajnimi stafi do të jetë në gjendje të:

  • Ketë njohuri mbi komunikimin në biznes
  • Njohësi hartohet dhe formatohet korrespondenca në biznes
  • Dije llojet dhe mënyrat e komunikimit në biznes
  • Komunikoje në mënyrë efektive me shkrim dhe me goje
  • Te menaxhoje organizimin dhe hartoje dokumentacionin për evente të caktuar
  • Të optimizojë perceptimin dhe të projektojë një imazh profesional të organizatës qëpërfaqëson
  • Të përmirësojë imazhin e kompanisë duke qenë një “ambasador” i saj me aftësitë dhe sjelljete tija ne komunikim.
3. Përmbledhje e Temave
  • Koncepte mbi komunikimin në biznes
  • Formatimi i korrespondencës në biznes
  • Mënyrat e komunikimit në biznes
  • Këshilla për komunikim efektiv
  • Etika në biznes
  • Përgatitja e ambientit për evente të caktuara
4. Të dhëna rreth trajnimit
Kohëzgjatja e trajnimit: 1 ditë
Numri i pjesëmarrësve: Deri në 10 persona grupi
Orari i trajnimit: 09:00 am- 16:00 pm (1 orë pushim i drekës dhe 2 coffe break nga 15 min secila)
Vendi i zhvillimit të trajnimit: Salla “Dimension” | Rruga Moskat (pranë LSI) | Tiranë

Të përfshira në paketën e trajnimit:
  • Certifikata e trajnimit
  • Dosja e Studentit
  • Materialet e trajnimit
  • Dreka
  • Coffee break
  • Salla e trajnimit
5. Tarifa e trajnimit: 85
6. Regjistrime: +355 692046320 | rekrutime@dimensionhr.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top