• Tirane, ftese per oferte SHERBIM KATERING PER TRAJNIME

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Shërbim katering për organizimin e trajnimeve me prindër (moduli SFP dhe SPSC), Lokacionet Tiranë, Shkodër

Për Shoqatën SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për Reformat e Sistemit të Mirëqenies së Fëmijëve, financuar nga German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development / Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbim katering të nevojshme për organizimin e trajnimeve me prinder per modulin SFP ( Strenghtenin Family Program) dhe SPSC( Strong Parents- Strong Children) në lokacionet:


  • Tiranë
  • Shkodër


Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton kompanitë /subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve katering të paraqesin interesin e tyre deri më datë 01.06.2023, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per Oferte_ Sherbim katering per trajnimet me prinder.docx
    126.2 KB · Views: 31
Back
Top