• Vlore, ofrohet vend pune Menaxher Dyqani (Vlore)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Kontrata: Pa afat
Vendndodhja: Vlorë, Shqipëri.

Permbledhje: Po kërkojmë një Menaxher Dyqani për një Rrjet lider në tregun Shqipëtar në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike. Menaxheri i Dyqanit do jetë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e dyqanit në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë. Roli garanton operim efektiv të marketeve, optimizion fitimet financiare të Shoqërisë, si dhe siguron nivelin më të lartë të shërbimit ndaj klientit në dyqan.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


• Menaxhimi i perditshem i dyqanit dhe mbajtja e pergjegjesise se plote per mbarevajtjen e te gjitha puneve ne perputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga Kompania.
• Punon ne menyre te vazhdueshme per permiresimin e shitjeve, maksimizimin e fitimeve duke arritur targetin e miratuar nga Shoqeria.
• Eshte pergjegjes direkt per arritjen e objektivave te dyqanit duke bere te mundur menaxhimin dhe motivimin e stafit te dyqanit qe te rrisin shitjet ditore dhe te maksimizojne efikasitetin ne pune.
• Përmbush dhe garanton të gjitha detyrat në lidhje me planifikimin, organizimin, zbatimin dhe kontrollin e objektivave mujore, javore e ditore per te gjithe punonjësit që janë nën përgjegjësinë e tij.
• Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente qe lidhen me mbarevajtjen e dyqanit.
• Kryen analiza dhe studim te vazhdueshem mbi tregun dhe konkurencen
• Rekruton, trajnon, orienton punonjësit për përvetesimin e teknikave të shitjes, te njohurive ne lidhje me produktet, cmimet, ofertat dhe procedurat e Kompanise.
• Ndjek me perpikmeri zbatimin e programit te trajnimit per cdo punonjes te ri dhe raporton prane Burimeve Njerezore ne lidhje me ecurine dhe performancen e tyre.
• Ndjek trajnimin e punonjesve te rinj te dyqanit.
• Kryen vleresimin e performances me rigorozitet dhe ne menyre objektive per te gjithe punonjesit sipas afateve te percaktuara nga shoqeria.
• Trajton me shume kujdes cdo problematike te punonjesve dhe raporton per cdo rast me email tek Supervizori dhe Burimet Njerezore.
• Sigurohet te kete informacion per te gjithe artikujt qe do te vijne ne dyqan dhe mbikqyr procesin e mberritjes se tyre dhe vendosjes neper rafte.
• Ndjek dhe monitoron te gjithe proceset e hyrje daljeve ne dyqan duke garantuar zbatueshmerine e procedurave te miratuara nga Shoqeria.
• Menaxhon dhe kontrollon stokun, listat e artikujve duke dhene perparesi per shitje.
• Propozon tek Supervizori cmime dhe oferta per artikuj per fushatat promocionale duke marre ne kosniderate kerkesen dhe interesin per keto te fundit.
• Zoteron njohuri te plote mbi cdo artikull qe Kompania tregton dhe merr pjese aktive ne shitjet direkte me klientet dhe nxit zbatimin e politikes se shitjes se me shume se nje artikulli cdo klienti.
• Menaxhon kërkesat dhe nevojat e dyqanit per asete apo mirembajtje te aseteve dhe ambjenteve te punes, ne bashkepunim me Menaxherin e Logjistikes.
• Ndjek dhe organizon zbatimin e procedurave ligjore dhe institucionale qe kane lidhje me funskionimin e dyqanit ( duke marre konfirmim dhe udhezim nga personat pergjegjes sipas sektorit ).

Edukimi:

• Diplomë Universitare në një nga profilet: Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj. Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne Menaxhim.

Eksperienca e Punës dhe Aftësite Kryesore:

• Te kete eksperience minimalisht 5 vjet ne fushen e Menaxhimit në sektorin Retail.
• Te kete punuar dhe drejtuar Staf
• Të zotërojë ''Paketën Office''.
• Te kete aftesi shpjeguese ne lidhje me ato qe kerkon qe stafi te kryeje
• Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
• Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
• Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
• Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• I/e aftë të planifikojë, organizojë dhe skedulojë aktivitetin e stafit;
• I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi;
• Aftesi shume te mira te gjuhes angleze ne komunikimin verbal dhe ate te shkruar;

Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit.

Proçedurë Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj brenda datës 03.07.2023 në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top