• Tirane, ftese per oferte Ftese per oferte - trajnim

Ftese per Oferte

Objekti: Kontraktimi i nje eksperti / kompanie per ofrimin e Trajnimit “Inteligjenca Emocionale ne Lidership”.
1. Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve, ShqiperiShoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prinderit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me prinderit e tyre. SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve
2. Qellimi
Trajnimi do te zhvillohet per stafin nacional menaxherial dhe synon te rrise kapacitet e tyre ne fushen e inteligjences emocionale si dhe forcoje ata ne zhvillimin e metejshem te nje ambienti pozitiv pune dhe menaxhimin me efektiv te burimeve njerezore.
Trajnimi te duhet te siguroje:

  • Kuptueshmeri mbi ate se cfare eshte inteligjenca emocionale dhe si mund te permiresoje ajo jeten personale dhe profesionale.
  • Permiresim te menaxhimit te emocioneve personale;
  • Kuptueshmeri te emocioneve te te tjereve
  • Mesim te teknikave per te vete motivuar dhe kontrolluar emocionet per menaxhimin e duhur te marredhenieve me te tjeret
Pergjegjesite e trajnerit:

  • Pergatit strukturen dhe modulin e trajnimit dhe te gjithe materialeve relevante;
  • Pergatit dhe dorezon nje raport perfundimtar pas perfundimit te trajnimit duke perfshire inpute, sugjerime, rekomandime konkrete te dala prej tij.
  • Harton dhe administron pre dhe post-test per te gjithe pjesmarresit ne menyre qe te mase rritjen e njohurive te tyre si dhe te integroje rezultatet e tyre ( edhe ne menyre grafike) ne raportin perfundimtar qe do ti dorezohet stafit te SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi;
  • Dorezon ne soft /hardcopy te gjithe materialet e perdoruara per trajnim;
3. Kriteret :
  • Eksperience te pakten 5 vjet ne ofrimin e trajnimeve/workshopeve te tjera ne kete fushe dhe/ose te ngjashme ne fushen e burimeve njerezore; preferohet qe trajnimet te jene zhvilluar per stafet drejtuese te nivelit te larte;
  • Aftesi te shkelqyeshme ne komunikim dhe prezantim;
  • Aftesi per pergatitjen e materialeve te trajnimit ne versionin soft dhe hard copy;
4. Dokumentet qe duhen dorezuar:

Ne rastin e subjekteve (te pajisur me fature tatimore) :
  • CV-ne e kompanise dhe ekspertit / eksperteve
  • Metodologjia e trajnimit
  • Oferten Financiare e cila duhet te perfshije çmimet ne Lek me TVSH
  • Kopje NIPT
  • Kopje te Ekstraktit Historik, te leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit jo me pare se nje muaj.
Ne rastin e ekspertit:
  • CV ne gjuhen shqipe
  • Metodologjia e trajnimit
  • Propozimi financiar Nga kjo shume do te mbahen dhe paguhen detyrimet ne baze te Legjislacionit ne fuqi te Shtetit Shqiptar.
5. Skema e pageses
Pagesa do te behet pas perfundimit te trajnimit dhe dorezimit te raportit dhe aprovimit te tij nga SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi. Pagesa do te behet nepermjet transfertes bankare sipas detajeve te percaktuara ne kontrate.
6. Paraqitja e propozimit

Afati i fundit per dorezimin e propozimit eshte 15.05.2023 Aplikantet e interesuar duhet te dorezojne dokumentet ne adresen e meposhtme e-mail: hr@soskd.org.al
 


Contact
Back
Top