• Tirane, ftese per oferte Ftese Per Oferte Mish Kurbani

Fondacioni “Islamic Relief Albania” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër, Tiranë, ne qytetin e Pogradecit, Lushnjes etj. Islamic Relief-Zyra Shqiperi ka implementuar projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.

Ftesë për Ofertë
Tirane më 28.04.2023​


Fondacioni Islamic Relief- Zyra e Shqiperise ka hapur ftesën për ofertë me objekt:
"Blerje Mishi për Projektin e Kurban Bajramit 2023"


Informacion i pergjithshëm:


Bagetit duhet te jetë te pështatshem per te permbushur kriteret e kurbanit, duhet te kene moshen e duhur. Te jene te shendetshme dhe ne gjendje te mire pa demtime qe te ndikojne ne sasinë dhe cilësin e mishit të tyre, të çertifikuara.



  • I gjithe mishi duhet te jete 100 % hallall.
  • Thertorja dhe vendi ku do te paketohet mishi do te jete ne monitorim te vazhdueshem nga stafi i Islamic Relief Albania
  • Kurban Bajrami pritet te filloj ne daten 28 Qeshor 2023


Specifika:

  1. Lloji i kafshes: Lope
  2. Pesha: Peshe e gjalle 450 kg. Pesha Neto (mish) mesatare 180-185 Kg, duke hequr kokën, këmbët, lekurën dhe te brendëshmet.
  3. Mosha:2- 5 Vjeç Maksimumi
  4. Sasia: 100 Lopë me një tendence rritje .


Specifika per Desh ose Dele .



  1. • Desht ose delet duhet te jene mbi 1 (nje) vjec
  2. • Nurmi total I deleve do te jete 700 me nje tendence rritje



Cmimin ne oferte mund ta sillni per koke ose per kg mishi.


Kërkohet nga kompania të siguroj dhe përmbush të gjithë ciklin e ketij projekti:


1. Sigurimi i sasisë së lopëve
2. Te siguroj thertore, me të gjitha standartet higjeno-sanitare dhe kapacitet e nevojshme
3. Te siguroj transportin me makina frigoriferike deri në destinacionet e kerkuara
4. Te kryej paketimin e pakove te mishit (1 pako permban 5 ose 6 kg mish)


Të garantoj dhomat frigoriferike ne ngrirje për të paktën 1 javë.
Të ofroj fature tatimore.


I gjithe proçesi i therjes, konservimit, pergatitjes se pakove dhe shperndarjes duhet te behet sipas te gjithave standarteve te lejuara dhe te njohura nga legjislacioni i shtetit Shqiptar.


Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën:
Gjergji Legisi , Godina 90 ngjitur me Magazinat e Adidas Laprake , Tirana ose mund ta dergoni ne posten elektronike: Procurement@islamicrelief.al


NOTE: Brenda zarfit do vendosni Oferten ekonomike, kopje te niptit dhe nje kopje te ekstraktit te kompanise, perben pelqim nese paraqisni referenca nga projekte te ngjashme.


Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 19.05.2023.


Cdo oferte pas kesaj date nuk do te merret ne konsiderate.


Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni te kontaktoni ne: Cel: +355 67 7033379


Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:


Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit.
Kodi i Sjelljes
Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfituesëve) të IRA


Ju lutem perdorni formatin e mëposhtëm për dhënien e ofertës:


Emri Subjektit:_________
Nip:_____________
Adresa:_____________Tel: ________________






Përshkrimi Çmimi për Kg me T.V.SH Shënim
Mish Lope
Mish Dele/dashi





Cel. : 0677033379
 


Contact WhatsApp
Back
Top