• Shprehje interesi per Tender #426318 "Kampe verore me fjetje per World Vision Albania, zyra Durres dhe Tirana"

Shprehje interesi per Tender #426318 "Kampe verore me fjetje per WVA Durres dhe Tirana"

World Vision Albania është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Puna jonë ndikon në jetën e fëmijëve dhe të rriturve në 17 bashki. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqënies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.

Të gjitha kompanitë dhe subjektet e interesuara të shprehin interesin brenda dates 03 Mars 2023, duke derguar email tek adresa: argen_cani@wvi.org. Aplikimet pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.

Kampet verore
World Vision në mënyrë të rregullt mbështet kampe verore të organizuara nga organizata ose institucione në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Këto kampe organizohen për kategori të ndryshme të fëmijëve të cënueshëm dhe synojnë të kontribojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Duke i konsideruar kampet verore si një eksperiencë pozitive në zhvillimin e fëmijëve, mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të parë modele pozitive sociale dhe psiko- edukuese, WVA edhe për vitin 2023 është e gatshme për të kontraktuar organizata, fondacione, institucione apo ofrues të ndryshëm shërbimi të cilat organizojnë kampe verore me fjetje sipas kritereve të përcaktuara nga WVA.

WVA kualifikon si kampe verore ( me fjetje) realizimin e një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative të zhvilluara në një kuadër kohor që shkon 5 ditë njëra pas tjetrës (Hënë-Premte), 4 netë fjetje dhe me përfshirjen minimalisht të fëmijëve në 38 orë program (aktivitete mësimore dhe argëtuese) gjatë gjithë kampit dhe jo më pak se 15 orë për fëmijët me aftësi të kufizuara, sipas orarit të programit të kampit veror specifikuar në Shtojcën B.

Shënime të rëndësishme:
1. Bizneset që plotësojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për preselektim do të vlerësohen nga Komiteti i Prokurimit i WVA dhe nëse përmbushin kriteret do të konsiderohen pjesë e listës së bizneseve me të cilët organizata mund të punojë gjithmonë.
2. Vetëm për pyetje kontaktoni në adresën e emailit: argen_cani@wvi.org ose numrin e telefonit: +355684047433.
3. Vendimi nga WVA për kontraktimin e kompanisë apo subjektit fitues do të merret bazuar në dokumentat e kërkuara për preselektim si dhe ajo e ofertës financiare,

Ju mirëpresim.
Suksese!
 


Contact WhatsApp
Back
Top