• Tirane, ofrohet vend pune Trade Marketing Specialist

EPPC Albania kërkon një Trade Marketing Specialist për klientin e saj, një kompani ndërkombëtare lider në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Hartimi i strategjisë marketing;
  • Krijimi i kalendarit të aktiviteteve dhe fushatave marketing në bazë mujore dhe vjetore;
  • Krijimi i buxhetit vjetor marketing;
  • Zhvillimi i benchmark në mënyrë periodike dhe përditësimi i tij;
  • Përcaktimi i planit për materialet POS të nevojshme për të rritur prezencën e markës në treg;
  • Bashkëpunim me agjencitë për përmbajtjen dhe komunikimin dixhital të faqjes web dhe rrjeteve sociale;
  • Bashkëpunim me departamentit e shitjes në përmbushjen e detyrave të nevojshme;
  • Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me klientet.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Njohje dhe eksperiencë e mëparshme në industrinë e elektroshtëpiakeve (e preferueshme).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (MUST);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, PowerPoint);
  • Të jetë i/e aftë të përpunojë dhe analizojë të dhënat, databazat etj.
  • Të disponojë patentë të kategorisë B.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top