• Tirane, oferte IT-Programim Kurs kodimi 2 mujor për fëmijët 10-15 vjeç në Scratch i përshpejtuar

Kurs kodimi për fëmijët 10-15 vjeçarët në Scratch i përshpejtuar

Kodimi është një nga aftësitë më të rëndësishme për fëmijët për t´u mësuar në ditët e sotme. Përveç zgjerimit të opsioneve të karrierës së tyre më vonë në jetë, të mësosh kodimin tani mund të të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit dhe nxitjen e krijimtarisë. Kodimi është shumë argëtues, por duhet të dish nga të fillosh. Nëse po kërkon një mënyrë për ta orientuar fëmijën tënd drejt kodimit kompjuterik dhe për të nisur këtë rrugëtim duhet të identifikohen cila është gjuha e duhur për të filluar që të kalohet pastaj në një gjuhë programi më të avancuara që vënë në lëvizje inovacionet e botës reale. Prandaj Scratch është gjuha e parë e programimit që duhet të mësohet për moshën 10-15 vjeçare por edhe më herët, duke vazhduar më pas me Arduino, Zbulimin e Dizenjos Dixhitale, Kodimi Mobile për krijimin e aplikacioneve dhe lojrave, kodimin Roblox për krijimin dhe zhvillimin e lojërave, Python, Dizenjim dhe Zhvillim, Webfaqesh, etj. Scratch i përshpejtuar nga klasa 6-9 për 10-15 vjeçarët është një kurs intensiv i programit Scratch (kodim me anë të blloqeve). Zhvillohet individualisht ose në grup me 2-5 veta, 2-3 herë në javë dhe zgjat 2 muaj. Scratch është një gjuhë programi e zhvilluar nga MIT (Instituti i Teknologjisë i Massachusetts). Scratch përdoret nga nxënësit, kërkuesit dhe mësuesit për të krijuar lehtësisht animacione, lojëra, histori, etj. nxit të mendojnë në mënyrë krijuese, të arsyetojnë në menyrë sistematike dhe të punojnë së bashku. Mund të përdoret për një gamë të gjerë për qëllime konstruksioniste të cilat bazohen në idenë që nxënësit duhet ta ndërtojnë vetë njohurinë e tyre se sa të përvetësojnë në mënyrë pasive informacionin, si psh në ato edukuese dhe argëtuese që nga projektet e matematikës, shkencës ku përfshihen simulimet dhe eksperimentet vizuale, regjistrimi i leksioneve me prezantime të animuara deri të historitë e animuara të shkencave sociale dhe arti interaktiv dhe muzika.Kursi zhvillohet 50 m mbi Shkollën e Baletit, në rrugën "Mihal Grameno",te Market Viva me të gjitha kushtet komode dhe teknologjinë më të fundit. Mund të përshtatet orari sipas disponueshmërisë suaj. Në kurs do të bëhen ushtrime praktike, kuice, dhe teste, nga praktikat më inovative dhe të përparuara në botë, për përgatitjen maksimale.#creative #scratch #training #courses #scienceprojects #mathprojects v#artprojects #musicprojects #costumography #games #sports

Me respekt,

Mësuesja Orkida Muça


Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692240603 ose të dërgojnë email në orkida.muca@gmail.com.

Adresa: 50 m mbi Shkollën e Baletit, në rrugën "Mihal Grameno", te Market Viva, Tiranë.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Orkida Muça
ICT Instructor/Trainer


ADAPT Pro-Creative Professional Courses & Training
prane AKZ CREATIVE STUDIO
50 m mbi Shkollën e Baletit
Rruga "Mihal Grameno"te Market Viva

Tirana/Albania
Tel: +355 4 450 40 84
Mob: +355 69 22 40 603
Email: orkida.muca@gmail.com,[COLOR=#000000][B]orkidam@hotmail.com[/B][/COLOR]
Web: www.orkidamuca.com

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
 


Contact WhatsApp
Back
Top