• Tirane, ofrohet vend pune Medrep-Përfaqësues Mjekësor

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Medrep-Përfaqësues Mjekësor
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Po kërkojmë një Medrep-Përfaqësues Mjekësor, të orientuar drejt rezultateve, për një nga klientat tanë, kompani lider ne treg në fushën e farmaceutikës dhe mjekësisë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Zhvillon tregun dhe maksimalizon numrin e klientëve në lidhje me barnat spitalor;
• Ndërton marrëdhënie afatgjata e të qëndrueshme me pikat kyce të kontaktit sic janë mjekët e përgjithshëm, specialistët ose mjekët e spitaleve duke promovuar brandi-in dhe produktet e saj;
• Arritja e objektivave të shitjes dhe objektiva të tjerë mujore;
• Sigurohet për praninë e barnave dhe rritjen e imazhit të tyre;
• Sigurohet që të promovoj avantazhet e barnave;
• Realizon takime dhe prezantime të barnave me mjekë dhe farmacist të zonës;
• Organizimi dhe zhvillimi i trajnimeve për produktet, kur nevojitet;
• Përfaqësimi i kompanisë, brand-it në evente të rëndësishme si konferenca dhe seminare;
• Mbajtja e një database kontaktesh të detajuara, ku duhet të përfshihen edhe të dhënat për raportime mujore;
• Të jetë i informuar mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me kompaninë dhe produktet. Gjithashtu të sigurohet që ky informacion kalon tek mjekët, farmacistët dhe pikat e tjera të kontaktit;
• Monitorimi i aktivitetit të konkurrentëve dhe produkteve të tyre;

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

• Të ketë arsimin e lartë, preferohet në profilin: Farmaci, Mjekësi, ose degë të ngjashme të profilit mjekësor;
• Duhet të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimum 3 vjet në pozicione të ngjashme;

Aftësitë e kërkuara:

• Aftësi shumë te mira shitje dhe organizative të punës;
• Të jetë natyrë aktive, kurioze dhe i motivuar për të mësuar;
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me njerëzit;
• Njohuri të mira kompjuterike
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Leje drejtimi B

Kompania ofron:

• Ditët e Punës: Hënë-Premte 08.00-16.30;
• Adresa e punës: Tiranë
• Zbatohet Kodi i Punës në lidhje me kontratën, pushimet vjetore, festat zyrtare, etj;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al

Afati i aplikimit: 25/09/2023


"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top