• Korce, ftese per oferte FACILITETE PER ORGANIZIM TRAJNIMI

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Facilitete të nevojshme për organizim trajnimi (Sallë Trajnimi, dreke, darke, pushim kafe, akomodim dhe lehtesira te tjera) ne qytetin Korce

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.

Në Tetor 2021, SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia filluan zbatimin e Projektit “Adresimi i boshllëqeve sistemike – Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve”, i cili synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e reformës së sistemeve të kujdesit alternativ dhe procesit të deinstitucionalizimit në këto 5 vende të synuara. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim dhe agjencia zbatuese është SOS Fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën Hermann Gmeiner Fonds Deutchland e.V.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime të nevojshme për organizim trajnimi (Sallë Trajnimi, dreke, darke, pushim kafe, akomodim dhe lehtesira te tjera) në qytetin Korce.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve të paraqesin interesin e tyre deri më datë 04.04.2023, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per Oferte _Facilite per Organizim Trajnimi- Lokacioni Ko.doc
    163.5 KB · Views: 58


Contact
Back
Top