• Tirane, ofroj vend pune Agjent Biznesi (SOHO)

478519227-njoftime_pune_1250x336-one.jpg


PROFILI I PUNËS –Agjent Biznesi (SOHO)
Shteti: Shqipëri
Qyteti: Tiranë


Qëllimi i pozicionit
Të promovojë produktet e kompanisë duke kryer aktivitetin në terren me klientë të ndryshëm biznesi.
Të ndjekë/perfundojë procesin e shitjes dhe të konkludoje firmosjen e kontratës së pajtimtarit me qëllim arritjen e objektivave të caktuara.

Detyrat kryesore:

1.Takime të përditshme në terren me klientë potencialë SOHO (biznese te vogla) në zonën e përcaktuar.
2.Identifikimi i kërkesave dhe ofrimi i zgjidhjeve të përshtatshme për komunikim
3.Negocimi dhe realizimi i kontratave të reja sipas procedurave të dakordësuara nga kompania.
4.Prezantimi i portofolit të produkteve duke përdorur materiale marketingu (Kataloge, produkte demo etj)
5.Hedhja në sistem e kontratave të lidhura me klientet.
6.Realizimi i objektivave sasiore dhe cilësore për kontratat e reja biznes.
7.Detyra te tjera sipas kerkeses së Supervizorit/Kompanise.

Aftesite e kerkuara:

  • Experienca të mëparshme në shitje ose promocione në terren.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • I/E orientuar drejt ofrimit të një eksperience të shkelqyer për klientet.
  • Aftesi shumë të mira të menaxhimit të kohes dhe menaxhimit të situatave që kërkojne zgjidhje.
  • I/E gatshëm/gatshme për të punuar në terren.
  • Aftësi për të zgjidhur dhe deleguar problematikat.
  • Gjuha angleze (përbën avantazh).
  • I/E disponueshme per te udhetuar ne qytete te ndryshme te Shqiperise.
  • Njohuri në telekomunikacion (përbën avantazh).
  • Të kryejë detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë për pozicionin vakant duke dërguar një CV në formatin e përcaktuar si në linkun: Job Detail | ONE
Afati i fundit për aplikim: 23 Mars.
 


Apply
Back
Top