• Tirane, ofrohet vend pune "Koordinator per Planifikimin e Projekteve"

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator per Planifikimin e Projekteve
Departamenti: Departamenti i Projekteve Korporative
Vendndodhja: Tirane

Permbledhja e pozicionit:
Koordinatori pergatit raportime te ndryshme dhe asiston Menaxherin e Planifikimit te Projekteve ne pergatitjen e materialeve te nevojshme e gjithashtu siguron mbarevajtjen e tyre sipas planeve/ marrveshjeve te dakorduara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Kontrollon dhe koordinon proceset e aplikimeve per leje;
  • Koordinon dhe /ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor per aplikime per Deklarata paraprake, Lzh dhe LN;
  • Koordinon dhe /ose kontrollon dokumentacionin tekniko ligjor per aplikime per akt-kontrolle me Bashkine, aplikimet per Certifikate Perdorimi/Hipotekimi;
  • Mbajtje korrespondence dhe dokumentimi i informacioneve te shkruara;
  • Pergatitja e materialeve per Raportet Periodike te Projekteve;
  • Harton/kontrollon planvendosjet per leje;
  • Krijon skica paraprake duke perdorur software te pershtatshme projektimi (CAD), te cilat perfshijne fazen fillestare hulumtuese te projektit, vleresimin, planifikimin;
  • Harton strukturat/vizatimet/planet ne perputhje me kerkesat e investitorit dhe me ligjet/rregulloret ne fuqi;
  • Harton dokumenta shoqerues, kerkesa, autorizimie per aplikime ne institucione;
  • Mban komunikim te vazhdueshem me institucionet per mbarevajtjen e proceseve;
  • Kontrollon dhe jep suport dosjet e projekteve per aplikim per leje nese jane ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe kerkesat e institucionit qe jep lejen;
  • Mbajtje korrespondence dhe dokumentimi i informacioneve te shkruara.
  • Harton raporte javore ne lidhje me ecurine e proceseve te projekteve ne ndjekje;
  • Bashkepunon me kompanite e tjera te grupit per suport dhe kontroll te procedurave qe ndikojne ne lejet e ndertimit;
  • Viziton kantierin per te pare ecurine e projektit ne perputhje me Lejet dhe raporton ne lidhje me situaten ne terren;
  • Bashkepunon me stafin e inxhiniereve ne kantier, planifikuesit urbane, kontraktore dhe arkitekte te tjere;
  • Njohja me procedurat e kompanise, njohja me kontratat e projektueseve dhe zbatueseve;
  • Detyra te tjera qe mund te ngarkohen;
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Arsim i lartë në fushën e Inxhinierisë/Arkitektures
  • 4-5 vjet eksperience ne koordimin dhe planifikim projektesh ndertimi
  • Te kete Kompetenca teknike (te lidhura me punen);
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze, gjuhe te tjera te huaja do te ishin avantazh;
  • Njohje shume e mire e legjislacionit te ndertimit;
  • Njohje shume e mire e legjislacionit per urbanistiken;
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve
  • Aftesi koordinuese dhe per te punuar ne ekip;
  • Perdorimi i paketes 2D/3D, AutoCAD, Exel, Word, PPT, etj;
  • Fleksibel per te punuar dhe me ore te zgjatura
Kushtet e punës: Grupi BALFIN ofron një paketë benefitesh tërheqese, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dergojnë aplikimet e tyre deri në date 01.03.2023 në këtë link.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top