• Tirane, ftese per oferte EKSPERT PER WORKSHOPE

Tirane më 08.03.2023

Ftesë për Ofertë

ME OBJEKT: Kontraktimi i një eksperti/grup ekspertësh/kompani për ofrimin e workshopeve për rritjen e njohurive të aktorëve lokalë në lidhje me shërbimin e kujdestarisë në Bashkitë e Tiranës, Korçës, Vlorës, Shkodrës.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.

Në Tetor 2021, SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia filluan zbatimin e Projektit “Adresimi i boshllëqeve sistemike – Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve”, i cili synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e reformës së sistemeve të kujdesit alternativ dhe procesit të deinstitucionalizimit në këto 5 vende të synuara.

Për këtë qëllim në kuadër të projektit “ADRESIMI I BOSHLLËQEVE SISTEMIKE – MBËSHTETJE PËR REFORMAT E SISTEMIT TË MIRËQENIES SË FËMIJËVE në Shqipëri, janë planifikuar të ofrohen workshope nga ekspert (ë) të fushës për rritjen e njohurive të aktorëve lokalë në lidhje me këtë shërbim. Eksperti/ekspertët do të ofrojë 4 workshope lokale në katër Bashkitë ku operon projektiTiranë, Korcë, Vlorë, Shkodër ( 1 workshop dy ditor për secilën Bashki) për përfaqësues të shërbimeve sociale, nëpunës publikë, staf i 4 Bashkive, përfaqësues nga organozatat e shoqërisë cilvile etj.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjithë të interesuarit të shfaqin interesine tyre duke dorëzuar propozimin e tyre në adresën elektronike: [B]info@soskd.org.al[/B] brenda datës 14 Mars 2023, ora 16:30.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi- Ftese per oferte- Thirrje per ekspert 08.03.2023.docx
    62.6 KB · Views: 31


Contact
Back
Top